“Ushtarët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në skuadrën Charlie, Batalionin e 2-të, të Këmbësorisë së 113-të, të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey, dhe ushtarët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë, përfunduan një stërvitje të përbashkët në bazën McGuire-Dix-Lakehurst.
Shqipëria ka qenë një shtet partner i New Jersey që në vitin 2001.
Programi i Gardës Kombëtare për Shtetet Partnere është një program i Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, i cili menaxhohet nga Garda Kombëtare e cila lidh shtete të SHBA me vende partnere në botë, me qëllimin për të mbështetur objektivat për bashkëpunim të Komandave Luftarake gjeografike në fushën e sigurisë.”
Kështu shkruan Ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka postuar edhe disa foto nga stërvitja e përbashkët.(TemA)






