• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ BBC: Shkëmbimi i  territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, moment historik
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIJVE/ BBC: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, moment historik

6 September, 2018 k.autor Nderkombetare, Rajon

Kur bëhet fjalë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, përgjigja varet nga kush e merrni, nga pala përkrahëse apo ajo kundërshtuese e idesë, shkruan BBC. Siç shkruan mediumi prestigjioz britanik, të dy vendet mund ta zyrtarizojnë konceptin e shkëmbimit të territoreve të premten, me rastin e takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Akesandër Vucic në Bruksel.

Lugina e Preshevës në Serbinë jugore, ku popullsia është kryesisht shqiptare mund të bashkohet me Kosovën. Në këmbim, Serbia do të rivendosë kontrollin e plotë mbi zonën me shumicë etnike serbe të Kosovës në veri të lumit Ibër, i cili kalon nëpër zemër të Mitrovicës.

 Fundi i bllokimit?

Përkrahësit e kësaj ideje thonë se një shkëmbim territori potencialisht do t’i jepte fund bllokimit që ka zgjatur për 10 vjet, që kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia.

“Ndryshimi i kufirit mund të duket si një ide jo e mire, por shumë e konsiderojnë atë si një zgjidhje praktikë”, ka thënë James Ker-Lindsay, i cili është specialist për çështjet e Ballkanit në shkollën Ekonomike të Londrës.

“Nëse do të kishte një marrëveshje konsensuale midis të dy palëve, atëherë kjo do të hapte rrugën për një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të lejonte që Kosova më në fund të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara”.

Por, para se ideja të jetë plotësisht e artikuluar, ajo po hasë në kundërshtime.

Ballkani Perëndimor ka kaluar nëpër një proces të ndryshimit të kufijve gjatë viteve 1990 dhe më shumë se 100,000 vetë u vranë dhe miliona të tjerë u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e konfliktit etnik, përcjell gazetametro.net

Një recetë për konflikt?
Paddy Ashdoën i cili është Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar, i ka kërkuar shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherinit, që të mos e mbështes idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Lëvizja e kufijve si kjo nuk do ta zgjidhë problemin, por do ta thellojë atë”, shkruhej në apel duke paralajmëruar se edhe politikanët nacionalistë mund të përdorin një ide të tillë për ta shpërbërë Bosnjën.

“Paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur të mësojmë të jetojmë në bashkësi shumë-etnike, në vend që t’i ri-vendosim kufijtë. Nuk ka asnjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt në Ballkan se kjo që tani duket se po e mbështesin.

Pa përmendur në mënyrë eksplicite një shkëmbim territoresh, Mogherini u ka kërkuar të dyja palëve të zgjidhin mospajtimet midis tyre.

“Unë jam e bindur se presidentët Vuçiq dhe Thaçi do të arrijnë një marrëveshje ligjore për normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo marrëveshje do të jetë në përputhje me te drejtën ndërkombëtare si dhe do të ndihmojë për stabilitetin e të gjithë rajonit” ka deklaruar Mogherini.

Brukseli ‘çelësi’ për Kosovën dhe Serbinë
Paraardhësja e zonjës Mogherini, Cathy Ashton, filloi bisedimet e normalizimit. Ajo i tha BBC se të dy presidentët ishin “duke u përpjekur të arrinin një përfundim”, por miratimi ndërkombëtar do të ishte çelësi për çdo marrëveshje.

“Çelësi i zgjidhjes do të jetë mënyra se si përgjigjet Brukseli, ata do të shikojnë në Berlin dhe do të bisedojnë me Parisin dhe të tjerët.” Në fund, kjo ka të bëjë me anëtarësimin në BE. ”

Ndërkohë shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha këtë javë se është koha për t’i dhënë fund konfliktit Kosovë-Serbi.

Gjermania ka qenë e zëshme në kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve kufitare, por është e paqartë për shtetet e tjera të BE-së.

Pse tani?
Ekzistojnë shpërblime të rëndësishme për të dyja palët, nëse ata mund të bien dakord për një marrëveshje.

Kosova më në fund mund të njihet nga 80 vende të cilat kanë refuzuar ta pranojnë pavarësinë e saj dhe Serbia mund ta përmbushë një kusht kyç për anëtarësimin e saj në BE.

Me Maqedoninë dhe Greqinë që arritën të zgjidhin një mosmarrëveshje të gjatë rreth emrit, ekziston një moment i freskët për të zgjidhur një tjetër problem ballkanik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mourinho gjen zgjidhje për mbrojtjen, gati ribashkimi me ish kapitenin e Chelseat
Previous article Sa seks është mjaftueshëm? Zbulojeni sipas moshës që keni

k.autor

Postime të ngjashme

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT