• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRUGA TIRANË-ELBASAN/ Basha: Paratë i mori Bego; Gjiknuri: Nuk bëhen rrugët me projekte e vija
Home
Shqipëri

RRUGA TIRANË-ELBASAN/ Basha: Paratë i mori Bego; Gjiknuri: Nuk bëhen rrugët me projekte e vija

6 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Ministrisë i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri kanë replikuar në distancë mbi punimet në autostradën Tiranë – Elbasan.

Basha akuzoi se krimi ka kapur qeverinë dhe ekonominë. Sipas tij, falë marrëveshjes kriminale Balla-Bego, janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga Tiranë-Elbasan.

Basha: “Nga Elbasani ti japim sot platformës dhe prioriteteve dhe të nisim menjëherë punën për shpërndarjen diskutimin dhe mobilizimin për ta kthyer këtë platformë ën një alternativë që do e parashtrojmë si rrugëdalje nga katastrofa që ka sjellë bashkëqeverisja e Ramës me krimin.”

Në kundërpërgjigje nga seanca plenare ku po diskutohej akti normativ për ndryshimet në buxhetin e 2018, Gjiknuri tha se kjo rrugë është dështim i qeverisjes së djathtë.

Sipas Ministrit, rruga ka gëlltitur qindra milionë euro sepse nuk pati projekt dhe nuk u mendua mirë, shto edhe keqmenaxhimin që i është bërë dhe për të cilin tha Gjiknuri po heton prokuroria.

Gjiknuri: Pak më parë dëgjoja nga Elbasani ata që janë mbledhë atje si kukutë për të bërë atë parlamentin paralel që po preknin disa plagë që i kanë hapur vetë për rrugët. Merr guximin kryetari i opozitës dhe flet për rrugën Tiranë-Elbasan, duke na e shitur si dështimin tonë pa harruar që një rrugë e filluar pa projekt, e filluar me gjoja 160 milion euro e cila ka përfunduar mbi 400 milion euro pikërisht për atë që them: Nuk ka pasur projekt të plotë dhe nuk ka qenë menduar si duhet. Për të mos thënë keqmenaxhimi i vazhdueshëm që i është bërë asaj rruge dhe që fatmirësisht është duke u hetuar nga prokuroria.

Një përgjigje rezervoi edhe për akuzat se qeveria socialiste nuk ka investuar në infrastrukturë, duke deklaruar se rrugët nuk bëhen me letra dhe vija.

Gjiknuri: Ata që thonë që kanë bërë rrugë, rrugë ata vetëm filluan, bënë procedurat dhe tenderat, rrugët kryesisht u mbaruan nga kjo qeveri në 5 vitet e fundit dhe do të vazhdojnë të përfundojnë këto projekte infastrukturore në 3 vitet në vijim.Mjafton të kujtoj rrugën Rrogozhinë -Plepa, e hapur dhe e papaguar. Thonë që nuk kemi bërë rrugë të reja, kur u bë rruga Elbasan-Gramsh, Lushnje-Berat?

A përfundoi ndonjëherë rruga Durrës-Kukës? Asnjëherë nuk përfundoi. Sot po përfundon, segmenti nga Kukësi në Morinë, që është pjesa më e degraduar e rrugës, sot që flasim është duke punuar dhe do të përfundojë. Po punohet për urat, është bërë dhe tenderimi për pjesën e mbetur të rrufgës, është lidhur kontrata dhe ajo rrugë do të përfundojë. Kur përfundoi pjesa nga Thumana në Milot, këto ditë u hap, në gusht. Krijohet përceptim që po bëre procedurën e tenderit paska mbaruar rruga. Projekte dhe viza mund të bëjnë të gjithë problemi është a i kemi financimet e nevojshme për të përfunduar një vepër.

Në përfundim Gjiknuri tha se me ndryshimet në buxhet, sigurohet financimi i nevojshëm për përfundimin e të gjithë programit kombëtar të rrugëve që janë nisur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Shfuqizohet" CAS/ Vendimet s'do jenë më përfundimtare, buzëqesh SKËNDERBEU
Previous article LIDHJET ME "HABILAJT"/ Zgjatet hetimi për ish-zyrtarët e policisë Vlorë të shpallur në kërkim

k.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT