• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Zyrtarët amerikanë: bandat janë përgjegjëse për gjysmën e vrasjeve në Çikago dhe Los Anxhelos dhe 13% në shkallë kombëtare
Home
Nderkombetare

SHBA/ Zyrtarët amerikanë: bandat janë përgjegjëse për gjysmën e vrasjeve në Çikago dhe Los Anxhelos dhe 13% në shkallë kombëtare

6 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Zonat në qendër të qytetit janë një fushë beteje mes bandave rivale të rrugës që luftojnë për të fituar terren dhe për grabitjen e banorëve. Zyrtarët amerikanë thonë se bandat janë përgjegjëse për gjysmën e vrasjeve në Çikago dhe Los Anxhelos dhe 13 për qind të vrasjeve në shkallë kombëtare. Shumë banda kanë lidhje me kartelet ndërkombëtare, dhe paratë e drogës dhe armët ushqejnë dhunën që vazhdon:

Helikopterët dhe makinat patrulluese shihen shpesh në jug të Los Anxhelosit dhe në qytetet fqinje si Compton, ku Daren Diviak punon për Operacionin “Rrugët e Sigurta”, një zyrë e Departamentit të Sherifit të Los Anxhelosit.

Ai i kujton përditë kolegët që ka humbur nga dhuna…dhe thotë se bandat e sotme janë edhe më të dhunshme dhe më të armatosura.

“Tregtia e drogës është fitimprurëse, kështu që ata marrin para dhe blejnë armë shumë më të mira”, – thotë lejtnant Daren Diviak.

Bandat shesin metamfetaminë, kokainë dhe heroinë dhe paguajnë taksat ndaj karteleve.

Pothuajse çdo rrugë ka fraksionin e vet të bandës.

“Fruit Town Piru operon në këtë pjesë dhe në verilindje. Tree Top Piru, është më në jug.”

Anëtarët e bandave shënojnë kufirin e tyre me graffiti, duke sfiduar bandat rivale.

“Këtu patëm një vrasje javën e kaluar ku u qëllua dhe u vra një i ri. Ata e ndoqën dhe e vranë. Dhe kur vranë atë, banda qëlloi një vajzë të re në fytyrë.”

Të patrullosh këtu shpesh do të thotë të sigurosh që grindjet në lagje të mos shkallëzohen.

Por kërcënimi kryesor vjen nga bandat e organizuara dhe familjet që gjenden në mes të përballjeve të tyre.

Zakonisht është qetë gjatë ditës, por jo natën.

“Ata presin, dëgjojnë të shtëna gjatë natës, dhe kanë frikë të shohin nga dritaret”.

Bandat e dhunshme si “Barrio 18” dhe “MS-13”, “Crips dhe Bloods”, kanë filluar të gjitha në Los Anxhelos. Tani, ato janë ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve federalë dhe të zbatimit të ligjit, në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 30,000 banda kriminale, përfshirë bandat e burgjeve, me më shumë se një milion anëtarë. Problemi po prek gjithnjë e më shumë qytetet e vogla dhe komunitetet rurale, por bandat janë më vdekjeprurëse në brendësi të qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI PËR TË NDALUR JUVEN/ Rivalët mendojnë që tani për transferimet e janarit
Previous article NIS LIGA E KOMBEVE NË MYNIH LUHET GJERMANI-FRANCË/ Low: Ozil u vetëpërjashtua

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT