• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
GATI TË NISIN STUDIMET NË MINIERË AFËR SPAÇIT/ Dorëzohen studimet për “Gurth 2 dhe 4”
Home
Ekonomi

GATI TË NISIN STUDIMET NË MINIERË AFËR SPAÇIT/ Dorëzohen studimet për “Gurth 2 dhe 4”

6 September, 2018 k.autor Ekonomi

Kompania, që ka marrë të drejtën e shfrytëzimit të minierës së dytë të madhe në vend, asaj që njihet si miniera e Spaçit, ka bërë gati procedurat për të filluar punën në dy vendburime. Bëhet fjalë për turqit e TETE ALBANIA TUNNEL & MINING” Sh.a që sipas dokumenteve zyrtare ka bërë një vlerësim të situatës dhe ndikimit që do të ketë në mjedis rifillimi i punës në vendburimin Gurth 2 dhe 4.

Konkretisht kompania ka bërë të ditur se në minierën e parë, Gurth, në 2 galeri ekzistuese do të zbatohen proceset e nevojshme për ta bërë gati për rifillimin e punës.

“Nëpërmjet projektit të paraqitur, kompania ‘Tete Albania Tunnel & Mining’ sh.p.k., synon rivënien në funksionim të minierës së bakrit Gurth 2 dhe shfrytëzimin e rezervave aktuale të vendburimit, pas mbylljes së minierës në 1999, me përmbajtje 1.14% Cu1. Sipërfaqja e tokës së kërkuar për shfrytëzim me galeri nëntokësore është 0.263 km² . Miniera do të fillojë prodhimin në vitin e dytë me kapacitet 10 000 tonë/vit, dhe në vitin e katërt do të hyjë në kapacitet të plotë 30.000 tonë/vit. Kapaciteti maksimal do të jetë 30.000 tonë/vit” thuhet në dokumentet e kompanisë të dorëzuara pranë autoriteteve kompetente në vend.

Vendburimi Gurth 2 ndodhet 1 km në veri të fshatit Gurth i Spaçit (sot fshati Spaç) në verilindje të qytetit të Rrëshenit. Ndodhet në veri të minierës së Spaçit në një distancë ajrore rreth 5 km.

Kompania do të nisë punën edhe në vendburimin Gurth 4 ku sërish është një galeri ekzistuese. Objekti ndodhet në zonën administrative të komunës së OROSHIT në Rrethin e Mirditës, në anën e majtë të rrugës automobilistike lokale që lidh objektet e kësaj miniere me rrugën nacionale Rrëshen  – Fushë-Arrëz dhe qytezën e Repsit.
Ky vendburim, sipas dokumenteve të kompanisë, ka qenë shfrytëzuar deri në vitin 1991, por nga kjo periudhë deri në vitin 1999 ka punuar me kapacitet tepër minimal.

“TETE ALBANIA TUNEL & MINING” ka investuar në zonën e Spaçit në ngritjen e një fabrike të pasurimit të bakrit, e cila vlerësohet se ka një vlerë 11 milionë dollarë në fazën e saj fillestare. Kompania është regjistruar në QKR në 11 prill 2007 dhe zotërohet nga dy kompani ku e para është TETE MADENCILIK VE MUHENDISLIK SANAYI VE TICARET A.S me 49% të aksioneve dhe ILBAK MADENCILIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRKETI me 51% të aksioneve.

Industria e bakrit duket se po përjeton së fundmi ditë më të mira çka ka nxitur edhe vijimin e investimit pas një krize që uli çmimin në nivele minimale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY SEANCA NË NJË DITË/ Opozita në Elbasan, mazhoranca  në parlament. Ja çfarë pritet të diskutojnë
Previous article E RËNDË NË POLÇAN/ Sherr mes dy fqinjëve, 27 vjeçari PLAGOSET me thikë dhe ndodhet në...

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT