• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SADIK BEJKO: 29 Nëntori gjithmonë i ka hyrë në hak ditës së Flamurit
Home
Blog

SADIK BEJKO: 29 Nëntori gjithmonë i ka hyrë në hak ditës së Flamurit

29 November, 2017 Redaktor2 Blog

Sivjet, në këtë 29 Nëntor, dua të kujtoj edhe ballistët. Nuk kam pasur ballistë në familje. Dua t’i kujtoj se ballistët ishin antifashistë, ishin republikanë, jomonarkistë, ishin dhe antikomunistë për më tepër.

Komunistët e përvetësuan luftën. E bëri partia, thoshin. Por pati dhe forca jokomuniste që luftuan. Luftën e bëri Shqipëria. Shqiptarët i deshën a nuk i deshën partizanët, dhanë bijtë për luftën, dhanë bukë, strehë, veshje.

Por, ne fund luiften e beri partia, partizani, jo Shqiperia.

Shqipëria për 4-5 vjet ka qenë realisht/zyrtarisht shtet fashist. Parti fashiste, balila (pioniere) fashiste, rini, grua fashiste… duhet te ishe anetar I partise fashiste qe te merrje pune ne shtet. (Ne sot nuk e themi që kemi qenë shtet fashist, veç kur del me dokumente që edhe N. Xhunglini aplikonte për punë si fashiste. Nga halli, kështu thotë).

Fashizmin shqiptari nuk e deshi. Po kush e pyeti? Nga shtet fashist më 1945 u bëmë shtet komunist. Si në asnjë rast tjetër në botë. Morëm një kthesë 380 gradë. Shqiptari nuk e deshi komunizmin. Të dyja (fashizëm e komunizëm) na i imponuan kohërat. Popujt e vegjël janë zare në lojën e historisë. Te medhenjte e botes ua caktojne fatet.

Që nuk e deshi Shqipëria komunizmin e dëshmon një fakt. Asnjë nga elita intelektuale e viteve ’30 (shkrimtarë, profesorë, nëpunës karriere, ish-luftëtarë) nuk shkoi me komunistët e malit. Elita shqiptare nëpërmjet Branko Merxhanit “Pse nuk jam marksist” e kish thënë që ishte antikomuniste.

Më 1939 disa përfituan nga të mirat e Shqipërisë fashiste. Me këmishën e zezë Nexhmija u bë mesuese. Enveri bënte kontrabandë duhani te “Flora” me ndihmën e biçakçinjve të Elbasanit. Qemal Stafa shkoi të studionte në Firence. Bukën e fashizmit hëngrën Kahreman Ylli, Bedri Spahiu e shumë krerë komunistë. Ndryshe ndodhte me nacionalistët, më pas Ballistët. Ata u gjakosën që më 7 prill. Pas 7 prillit Medi. Frashëri, Ermenji, Butka etj u internuan në Ventotene. Çetat e Ballit dhe partizanët e luftuan bashkë fashizmin më 1942- 43. Si u përmbysën fatet në fund të vitit 1943? Pse nga partizanet u masakruan nacionalistët në Dunicë të Mokrës (35 ballistë), në Myzeqe (67 ballistë)? Pse ballistët, këta antifashistë të orëve të para, u shtynë të bashkëpunojnë me nazistët?

Kjo është një pyetje për historinë.

Lufta mbaroi pa fitimtarë. Më 1939 vendosi pushka e zezë e të huajit. Më 1944 vendosi pushka e kuqe e partisë. Vendosi Jalta Cercilli, Stalini… Popullin nuk e pyeti njeri. As referendum, as zgjedhje të lira. Ky nuk ishte çlirim.
Të vij te fillimi. Sot dua të kujtoj Ballistët. Këto ditë një mik më pyeti: Ka ballistë antifashistë? Po. Ata ishin patriotë. Ata dinin të luftonin. Kanë qenë ballistë antifashistë (dhe antikomunistë njëherësh). Po. Kanë qenë shumë, shumë të tillë. Njeri prej tyre ishte vlonjati Hysni Lepenica, dëshmor i atdheut, që ra theror si antifashist në Gjirokastër më 1943.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Grushti i shtetit/ Erdogan urdhër-arrest për 360 persona
Previous article VIP-at që kujdesen vërtetë për fansat, këta janë të famshmit që i ndihmuan ekonomikisht

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT