Një grup emigrantësh që kanë rënë nga anijet e mbipopulluara në Mesdhe janë sulmuar nga peshkaqenët.
Flota detare e Libisë ka treguar se 31 persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë mungojnë pasi dy anije që ishin nisur për ne Evropë u përmbysën. “Shumë prej trupave kishin shenja që ishin të kafshuar nga peshkaqenët dhe nga disa peshkë vrasës”, tha flota detare e Libisë në rrjetin social Facebook.
Tre persona të mitur dhe 18 gra ishin në mesin e të viktimave.
Emigrantët e bllokuar u gjetën 40 milje larg bregdetit të Afrikës së Veriut dhe besohej se po shkonin për Italinë jugore ose Maltën. /AlpeNews.al/



