Gjykata në qytetin e Doverit të Anglisë ka dënuar një grua shqiptare dhe djalin e saj pasi janë kapur në tentativë për të nxjerrë jashtë vendit rreth 40 mijë paund.
Suzanna Sokoli dhe i biri i saj bashkëpunëtor, Xhino Mata dolën sot përpara gjykatës ku kanë marrë edhe dënimin e rëndë.
57-vjeçarja Sokoli është dënuar me tre vite burg ndërsa Mata me tre vite e gjysmë burg, për tentativën e nxjerrjes së sasive të mëdha të parave jashtë Anglisë.
Ata u ndaluan në 5 prill në portin e Doverit teksa udhëtonin me një makinë tip “Volkswagen Golf”. Paratë u gjetën të fshehura në dy palë çorape të cilat shqiptarja i kishte lidhur rreth trupit.




