• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RASTI SKRIPAL/ Kryeministrja britanike: Personat e përfshirë, pjesëtarë të inteligjencës ruse
Home
Nderkombetare

RASTI SKRIPAL/ Kryeministrja britanike: Personat e përfshirë, pjesëtarë të inteligjencës ruse

5 September, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May pohoi se personat e përfshirë në helmimin e agjentit të dyfisht Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Anglisë punojnë për shërbimin rus të inteligjencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Këto komente May i bëri në parlament pak pasi policia britanike zbuloi emrat dhe fotografitë e dy shtetasve rusë të përfshirë në helimin e Skripalit me agjent nervor.

 Britani, zbulohen emrat e të dyshuarve për sulmin në Salisbury

“Qeveria jona ka ardhur në përfundimin se dy personat e identifikuar nga policia punojnë për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU”, deklaroi May, duke shtuar se kjo organizatë punon me një disiplinë të lartë dhe miratim të autoriteteve të larta të shtetit rus.

Kryeministrja britanike tha se në hetimin e rastit Skripal, 250 detektivë kanë analizuar rreth 11 mijë orë xhirime të kamerave të sigurisë dhe kanë marrë deklarata nga 1.400 dëshmitarë okularë, ndërsa është identefikuar edhe itinerari i dy të dyshuarve, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, që nga hyrja e tyre në Britani.

May tha se të dyshuarit kishin arritur në Londër më 2 mars dhe kishin qëndruar në një hotel në lindje të qytetit dhe se pas hetimeve në hotel, janë gjetur gjurmë të substancës Novichok të përdorur në helmimin e Skripalit.

Sipas May, të dyshuarit më 4 mars kishin udhëtuar për në Salisbury, ku u realizua helmimi, ndërsa po atë natë janë kthyer mbrapa në Moskë.

Rasti Skripal

Ish-spiuni rus 66-vjeçar, Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Yulia, më 4 mars u pranuan në një spital, pasi u gjetën të pa vetëdije në qytetin jugor Salisbury të Anglisë.

Trajtimi i tyre vazhdoi në shtëpi pas lirimit nga spitali.

Skripal-i u strehua në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh në vitin 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai po vuante 13 vjet burgim për përçim informacionesh inteligjencës britanike.

Britania ka thënë se është qartësuar që në helmimin e Skripalit është përdorur një substancë kimike që ndikon në sistemin nervor, e cila pretendohet të jetë prodhuar nga ana e Rusisë.

Substanca në fjalë ishte theksuar të jetë pjesë e grupit kimik “Novichok” të zhvilluar në vitet 70-të dhe 80-të nga ana e Bashkimit Sovjetik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lojtari i Fiorentinës sfidon rregullat e Seria A: Shiriti që i kemi kushtuar Astorit nuk...
Previous article DËSHTIMI I ZIKALTËRVE/ Legjenda e tripletës tregon PROBLEMIN e madh të INTERIT

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT