Është padyshim një nga personazhet më interesantë. Nëse doni të lëxoni më shumë perlat e vendit tonë, Fjorda Llukmani i ka përgjigjet.
Një gazetare e re, por plot botë dhe origjinalitet. Në një intervistë eksluzive për AlpeNews.al, Fjorda tregon mbi pasionin e saj, mrebsat që i kanë lënë vendet që ka vizituar, dhe sigurisht…çfarë duhet të vizitojmë ne!
Intervista e plotë:
Fjorda, vazhdon studimet për gazetari ndërkohë që e prakton edhe si profesion. Ishte ëndrra jote, apo një zgjedhje e dytë?
Jam në përfundim të studimeve master për gazetari. Kam qenë kurjoze që e vogël për të marrë vesh çfarë ndodh vërdallë, prandaj gazetarinë e kam pasur me qejf. Nuk do ta ndërroja me asnjë profesion tjetër, sidomos tani që e preka me punën në terren që më shijoi akoma më shumë.
Si lindi pasioni për eksplorimin, kryesisht të vendeve të pazbuluara, por jo vetëm. Edhe atyre që ndonëse janë lënë në harresë, vijojnë të mbeten destinacione.
Udhëtimet e para I kam nisur jashtë shtetit, duke mos e vlersuar vendin tim në listën e destinacioneve të mia. Punova në Stamboll periudhave të verës dhe aty mësova të kem pavarësi në udhëtime. Kur “hoqa dorë” nga dashuria për Turqinë u fokusova në Shqipëri dhe kuptova që kemi aq shumë gjëra për tu parë e vlerësuar sa nuk i di askush. Si temë diplome në gazetari zgjodha të hap një blog udhëimesh, me që kisha goxha material. Duke marrë komente positive dhe nga njerëzit shtyhesha gjithmonë e më shumë të shikoja vende të tjera. Kështu fillova të shijoj dhe gjërat e vogla në jetë si prsh një perëndim, një peshk që noton, stuhi në det etj etj.
Ke ndierë ndonjëherë frikë në një nga këto vende?
Jeta para syve më erdhi për herë të parë kur provova fluturimin me paragliding nga Llogaraja. Me kokën poshtë detit thashë ‘ok të gjitha për njeriun qenkan’. Një tjetër ishte në Sarandë kur u zhyta 15 metra thellësi në një anije të mbytur në Luftën e Dytë Botërore. Kur u futa Brenda mu kujtua filmi Titanikut. Më kapi frika, fillova të shikoja iluzione. Nuk reagova sigurisht, thjesht mora frymë thellë. Ose për shembull në Majën e Qorrës 2040 metra lartësi mendohesha gjatë ngjitjes ‘si do zbres, po sikur të dalë ndonjë gjarpër, po sikur të rrëshkas nëpër gura’ etj etj. Përpiqem të evitoj aktivitetet natën. Kur flej në çadër kampingu sigurohem mos të kem ushqime hapur se mos tërhiqet ndonjë kafshë nga era. Fiksime të tilla si këto kam plot
Udhëtimet të pëlqejnë vetëm apo me grup të madh? Ku ndihesh më “rehat”, me pak fjalë?
Nuk bëj kurrë udhëtime vetëm. Unë s’kam kuptim pa njerëz. Maksimumi mund të fluturoj me avion për diku vetëm, ama janë disa miq që më presin atje. Por ka raste që bëj ecje të shkurtra vetëm, sa për të menduar pak. Ama udhëtime të gjata ose pushime kurrrrëëë vetëm.
Si e përshkruan me tre fjali eksperiencën tëndë në “Edicionin Veror”?
Eksperienca që më formoi profesionalisht si gazetare. Një shkollë që më kultivoi durimin për tu marrë me njerëz të ndryshëm. Bëra dhe shuuuumë qejf, e kam shijuar çdo moment nga kafet me plakat e lagjeve, deri tek eksplorimet dhe historirat e veçanta të jugut.
Cili ishte vendi më i bukur që vizitove këtë verë?
Për mua të gjitha vendet e bukura janë. Megjithatë meqë jam e detyruar do zgjedh Karaburunin. Gjithmonë më surprizojnë gjiret dhe plazhet atje. Këtë verë bëra një xhirim bashkë me Fation Plakun në shpellën e Anglezit, që është pothuajse e panjohur për publikun. Gjiri I Anglezit fantastik! Deti Kristal me një privatësi totale. Pastaj shpella me lakuriq nate dhe stalactite të shumta. Ndër gjërat më të vecanta që kam parë në jetë.
Nëse do të mund të zgjidhje një vend për të jetuar, cili do ishte?
Gjithmonë Tironën… Jam e kënaqur në qytetin tim me të gjitha të mirat dhe të këqijat që ka. Kam patur mundësi të jetoj jashtë por e kam refuzuar për shkak të lidhjes se fortë me qytetin dhe njerëzit e mi këtu. Dua të jetoj në kryeqytet, por gjithmonë me shkëputje te vogla në rrethinat përqark. Por nëse do duhej të zgjidhja një vend tjetër, me siguri do ishte Vlora ose një qytet tjetër bregdetar.
Çmenduria më e madhe që ke bërë gjatë një udhëtimi?
Nuk mbahen mend cmenduritë e mia, por po ju shkruaj një të kohëve të fundit. Nisem për xhirime në Dukat me idenë që do intervistoja tre njerëz. Përfundoj në një tavolinë me 20 burra, ku unë isha femra e vetme në krye të tavolinës. 15 prej tyre këngëtarë dhe mjeshtra të polifonisë labe që këndonin pa pushim. Mu duk si një kthim pas në kohë. Të gjithë nginin dolli për mua dhe sa doja të dërgoja ndonjë mesazh në telefon më kapnin mat e nuk më linin rehat për të më respektuar me “gezuar”. Dhe zhytja në anijen që thashë më sipër nuk ishte e lehtë pasi unë skam patent për zhytje. Ama nga dëshira e madhe ia dola tamam si një profesioniste. Ah dhe mos harroj, gjyshi im 75 vjec u hodh me paragliding nga Llogaraja bashkë me mua. Pak e shtyva unë, pak donte ai vete. Ishte fantastike një adrenalinë e paparë të ishim të dy njëkohësisht në ajër.
Në mendimin tënd, cila është “perla” e pazbuluar e vendit tonë që ia sygjeron shqiptarëve?
Oh sa shumë që kaaa! Gjithsesi sugjeroj Borshin. Ka lumë, det, mal, burime, vende kulti, shtigje për ecje, cdo lloj aktiviteti. Ua sugjeroj sepse është dhe lirë, dhomat në sezon shkojnë diku tek 50 mij lekshi maksimumi.
Cili është “personazhi” më i veçantë që ke takuar?
Kam takuar Markusin, 7 vjec I cili bënte ngjitje në mal bashkë me gjyshen. Ai kishte ngjitur dhe majën e Korabit. Të dy bashkë bëmë Majën e Qorrës, rreth 8 orë hiking. Kur shikoja vullnetin e Markusit për të kapur majën, më shtynte dhe mua të ecja para. Fëmijë të tillë rrallë gjen. Po ashtu një zotëri 90 vjecar I cili kishte punuar 50 vite si shofer në kohën e komunizmit. Më tha lloj lloj muhabetesh. Përvec intervistës qëndrova 2 orë me të duke folur mbi rrugët , njerëzit dhe jetesën e asaj kohe.
“Must-“i yt për verën e ardhshme?
Për dicka ndryshe sugjeroj Gjirin e Filikurit në Himarë që mund të shkoni me varkë (meqë gjirin e Gramës) e njohin të gjithë.
Planet për të ardhmen. Do vijosh në “Abc News”, apo duhet të presim një tjetër levizje?
Skam bërë akoma plane konkrete, por nëse do kem dicka skam pse të bëj lëvizje. Më pëlqen të jem besnike dhe njerëzit të më ndjekin vetëm diku, mos të hallakatem san ë një tv në tjetrin. Po pres të bëj dhe vetë disa ditë pushimi, e të kthjellohem tamam. Ama nuk do heq dorë kurrë së promovuari vendin tim me gjithë bukuritë dhe shëmtitë që ka. Dua të bëj të rinjtë të mendojnë se dhe këtu jetohet, madje goxha mirë nëse punon e ke synime të përcaktuara mirë.
Përgatiti: AlpeNews.al





