Reparti i Forcave Speciale RENEA dhe FNSH vijojnë aksionin në dy lagjet problematike të Shkodrës, Dobraç dhe Kiras pas ngjarjeve të fundit kriminale me disa të vrarë.
Ditën e sotme janë sekuestruar automjete të blinduara si dhe janë shoqëruar disa persona, të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjet e fundit. Policia vijon prej tre ditësh kontrolle të rrepta në lagjet e Shkodrës pas vrasjes mafioze të biznesmenit 30-vjeçar, Arjan Ferracaku.
Ndërsa edhe më herët kanë ndodhur disa atentate që kanë tronditur kryeqendrën e veriut, siç është ekzekutimi i ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.


