• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbulohen rusët e përfshirë në sulmin ndaj Skripal, May-Moskës: Ju e organizuat! Ministria: S’kemi lidhje me ta
Home
Europë

Zbulohen rusët e përfshirë në sulmin ndaj Skripal, May-Moskës: Ju e organizuat! Ministria: S’kemi lidhje me ta

5 September, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Prokurorët britanikë kanë dalë  në përfundimin se Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov, janë dy agjentët rusë që kanë marrë pjesë në sulmin me agjentë kimik nervorë ndaj agjentin të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës e tij.

Policia britanike ka thënë se dy rusët kanë udhëtuar me pasaporta ruse dhe kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar para sulmit. Neil Basu, shefi i policisë kundër terrorizmit tha se dy agjentët lëviznin me pseudonime, dhe ishin rreth 40 vjeç. Ata janë fotografuar pranë stacionit të trenit, pak minuta para sulmit ndaj Skripal. Basu ka thënë se gjurmët e agjentit Novichok u gjetën në dhomën e hotelit në Londër, ku dy burrat kishin qëndruar nga data 2 mars deri më 4 mars.

Kryeministrja britanike Theresa May ka thënë sot në parlamentin britanik se dy të dyshuarit janë oficerë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse GRU. May ka përsëritur akuzën se qeveria ruse është e përfshirë në këtë rast.

“Ne kemi të drejtë të themi se për sulmin në muajin mars, përgjegjës është shteti rus“, tha ajo.

Por ministria e Jashtme Ruse nuk pranon akuza. Në një tjetër reagim, Ministria thotë se emrat dhe fotot e rusëve të dyshuar për helmimin e Sergej dhe Julia Skripal, nuk kanë lidhje me Moskën. Ministria ka shtuar se këto akuza janë të pabazuara.

“Emrat dhe fotot e të dyshuarve, të botuara në media nuk do të thonë asgjë për ne. Londra të heqë dorë nga akuzat publike dhe manipulimet e medias” dhe të zgjedhë në vend të saj “bashkëpunimin praktik midis agjencive të zbatimit të ligjit”. “-tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, ranë pre e një sulmi me agjent nervor Novichok në muajin mars të këtij viti, por fatmirësisht ata shpëtuan. Ky sulm hapi një valë përplasjeje diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë. Londra fajësoi Moskën për tentativën e vrasjes, por Moska zyrtare ka mohuar akuzat. Pas sulmit, një valë dëbimi e diplomatëve ruse përfshiu disa vende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kroos akuzon shokun e ekipit/ Për të nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbasim
Previous article VENDIMI I RRADHËS NGA OPOZITA/ Sërish bojkotim i Kuvendit, ja ku do të zhvendoset pas Shkodrës

g.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT