• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DONALD TRUMP/ Kryeson takimin e liderëve botërorë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Home
Botë

DONALD TRUMP/ Kryeson takimin e liderëve botërorë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

5 September, 2018 enxhi.autor Botë

Presidenti amerikan, Donald Trump do të kryesojë takimin e këtij muaji të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të mbledhjes vjetore të liderëve botërorë në Nju Jork, për të theksuar pakënaqësitë e tij kundër Teheranit.

Ambasadorja amerikane në këtë Organizatë, Nikki Haley ka njoftuar se Trump do të udhëheqë mbledhjen, teksa SHBA-ja nis këtë vit udhëheqësinë në Këshill të Sigurimit, pavarësisht se vitin e kaluar ka bërë thirrje të pasuksesshme për masa ndëshkuese kundër Iranit.

Haley dhe Trump kanë sulmuar vazhdimisht Iranin, duke e akuzuar për ndërhyrje në luftën në Siri dhe atë në Jemen, si dhe për siç është shprehur presidenti amerikan, shkelje të shpirtit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Haley u ka thënë gazetarëve në OKB, se Trump ka vendosur të marrë pjesë në mbledhjen e 26 shtatorit ashtu që “të adresojë shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Irani dhe për jostabilitetin që krijon ky vend në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme”.

“Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne duhet të sigrohemi se Irani është në linjë me rregullin ndërkombëtar”, ka thënë Haley, e cila ka akuzuar Iranin për “mbështetje të terrorizmit” në gjithë botën, raporton rel.

“Nëse vazhdoni të shikoni në testimet e raketave balistike që janë duke bërë, nëse shikoni shitjen e armëve për rebelët huthi në Jemen, të gjitha këto përbëjnë shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit”, është shprehur ajo.

“Këto janë kërcënime për rajonin dhe çështje për të cilat duhet të diskutojë komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë ndër të tjera Haley.

Irani kundërshton vazhdimisht akuzat për mbështetje të terrorizmit dhe furnizim të rebelëve huthi me armë, derisa presidenti i këtij vendi, Hassan Rohani pritet të mbajë një fjalim në OKB më 25 shtator, një ditë para adresimit të presidentit Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI MES DY SHQIPTARËVE/ Vdiq pasi i ra koka në trotuar. Kush është 32 vjeçari, babai i dy fëmijëve (EMRI)
Previous article NEYMAR SHËNON SUPERGOL/ Braziliani feston si i ÇMENDUR dhe kopjon RONALDON (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT