• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA UDHËHIQET NGA FJALËT E SHËN TEREZËS”/ Paloka: Ti i shkrive të varfrit për luksin tënd
Home
Shqipëri

“RAMA UDHËHIQET NGA FJALËT E SHËN TEREZËS”/ Paloka: Ti i shkrive të varfrit për luksin tënd

5 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Politika nuk gjen paqe as në ditën e Shenjtërimit të shqiptares më të famshme në botë. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka e quan blasfemi shprehjen e kryeministrit Edi Rama se udhëhiqet nga fjalët e mençura të Nënë Terezës.

Ai thotë se askush nuk mund të bëjë një anatemim të tillë ndaj shenjtores shqiptare dhe e akuzon kryeministrin se fle me krimin.

Deputeti demokrat i kujton më tej Ramës charterin dhe foton me Ronaldon dhe thotë se i shkriu të varfrit për luksin e tij.

STATUSI I PALOKËS
BESTEMMIA
Rama deklaron se “udhëhiqet në rrugën e tij” nga fjalët e Shën Terezës!!!
Asnjë politikan, më i miri qoftë, nuk mund të bëj anatemim të tillë ndaj shenjtores shqiptare. Imagjinoni që këtë guxim e merr Rama, ai që fle me krimin në krevatin e pushtetit.
Shën Tereza shkriu gjithçka për të varfrit dhe të pamundurit, ky shkriu të varfrit dhe të pamundurit për luksin e tij dhe guxon të thotë se drejtohet në rrugën e tij nga fjalët e shenjtores.
Ky, që u mburr se mori charterin për të bërë foto me Ronaldon, si të ishte biri adoleshent i ndonjë sheiku dhe jo kryeministri i vendit më të varfër në Evropë…
E çfarë bëri më pas “ky ndjekës i shën Terezës”?
Pasi mori mallkimet e gjithë shqiptarëve të varfër për shfaqjen me foton e Ronaldos, papritur, nën dritat e prozhektorëve dhe kamerave “zbuloi” një familje që jetonte në mjerim dhe vendosi ta “ndihmonte”.
Prapë “harroi” se është kryeministër i këtij vendi e jo ndonjë miliarder që qetëson shpirtin duke bërë bamirësi në raste festash. E për me tepër kur këtë “bamirësi” e bën me paratë tona, taksat tona (se te vetat nuk i prek) dhe e shet në media si kulmin e mirësisë së kryeministrit.
E guxon të krahasohet me Shën Terezën…
E vetmja gjë që mund t’i bëjë shqiptarët t’i shohin në të njëjtin prizëm këto dy personazhe, është një mësim që na jep realiteti; se i njëjti popull i vogël lind dhe Shën Terezën po lind dhe ekstremin e kundërt.
Rama mund të thotë në këtë rast se dhe Djalli (Luciferri, Satanai) ishte një prej engjëjve…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Një lidhje shtetesh për paqen në Lindjen e Mesme
Previous article Nuk u thirrën në Kombëtare/ Schurrle dhe Gotze relaksohen në Spanjë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT