• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPARIM KABO: Një telefonatë trishtuese me Tinka Kurtin!
Home
Blog

PËRPARIM KABO: Një telefonatë trishtuese me Tinka Kurtin!

29 November, 2017 Redaktor2 Blog

Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saja…

E hapa se për të jo unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim.

Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëjë…

Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…

Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin.

Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…

Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…

E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoca pak kohe kam përfunduar jetëshkrimin e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit.

Mendova se ajo vetëm është në shtëpi por jo e vetmuar në hapsirat shqiptare…

Në 105 vjetorin e ditës së flamurit ajo paskësh qenë e pa nevojshme diku ku festohet…

Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…

Por jo s’qe kështu…

Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…

Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…

Xhongu në fyt mu zmadhua…

Po çfarë lloj shteti jemi ne?

Pa pati mundësi Ju zonja ministre e Shëndetësisë a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet vetëm për një fakt…

Ajo ka luajtur rolin e Lady Makbethit…

Tek studjoja për këtë rol pash se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol…por nga më të famshmet aktore…dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështore Tinka Kurti….!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 73-vjetori i Çlirimit/ Meta dhe Rama homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
Previous article (FOTO) Premier League/ Ja ndeshjet që zhvillohen ditën e sotme

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT