Vitet e fundit, Shqipëria është tronditur jo pak nga krimet e rënda, disa ende të pazbardhura.
Një rast i rëndë ndodhi para 1 javë në Dibër të madhe, ku vajza e madhe e familjes vret prindërit dhe motren e saj 14 vjeçare.
Por raste të ngjashme, fatkeqesisht nuk janë të pakta, në Shqipërinë tonë “të vogël”.E keqja më e madhe vjen sigurisht edhe nga motivi. Aty ku mesa duket “fillon e mbaron” gjithçka. Tek leku.
Çfarë ndodhi me 27 gusht:

Vrasja e tre anëtarëve të familjes Pocesta pak ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, në Dibër të Madhe, në Maqedoni, ka shkaktuar jo pak tronditje.
Blerta Pocesta të vrasë në mënyrë makabre babanë, nënën dhe motrën 13-vjeçare në shtëpinë banesën e tyre në Dibër. Vrasja e tmerrshme që ndodhi më 27 gusht është organizuar pikërisht nga Blerta, e cila pas arrestimit të djeshëm nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo ekzekutore.
Blerta Pocesta me rreth të zi
Gjithçka mendohet se ka ndodhur pasi Blerta donte të përfitonte sigurim jete në Itali. Fqinji i tyre tha se Blerta e bëri të gjithën për 1.5 milion euro.
***
Kthehet nga Anglia, vret prindërit për lekë:
Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e Peshkopisë, teksa një djalë ka vrarë prindërit e tij me armë zjarri automatik. Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e ‘Llixhave’, ku janë qëlluar për vdekje nga i biri çifti i pronarëve të një hoteli te “Llixhat”.
26-vjeçari Qemal Sela ishte kthyer nga Anglia, ku qëndronte prej 7 vitesh, pak orë para se të kryente krimin tronditës, i cili ka ndodhur brenda hotelit të çiftit Flamur dhe Zeqimete Sela, 56 dhe 50 vjeç, dhe shkak dyshohet çështja e pronësisë së hotelit, pasi djali ka akuzuar prindërit për fshehje të lekëve që ai sillte nga Anglia.
Vrau prindërit me çifte: U zumë për lekë
Leonard Nika është 29 –vjeçari që pas konfliktit që pati me prindërit e tij, të cilët i vrau me një armë gjahu në Xhafzotaj të Durrësit.
Ai ka thënë se me babanë dhe nënën kishte pasur një sherr për çështje parash. I duheshin për t’u kthyer në Itali, ku kishte qëndruar edhe më parë.
“Debati nisi për çështje parash. Pas sherrit unë e kalova gjithë natën pa gjumë dhe shumë i stresuar. Nuk e mbaj mend se si i kam qëlluar prindërit”, ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje.
Përgatiti:AlpeNews.al






