• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA E JASHTËZAKONSHME/ Hoti: Vendi është në rrezik nga bandat kriminale
Home
Rajon

SEANCA E JASHTËZAKONSHME/ Hoti: Vendi është në rrezik nga bandat kriminale

4 September, 2018 k.autor Rajon

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka sulmuar ashpër partitë e pozitës, për mosfillimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për sot nga partitë e opozitës.

Hoti ka thënë se LDK’ja dhe partitë e tjera opozitare kanë qenë në pritje tërë ditën për fillimin e seancës.

Ai ka thënë se kreu i Kuvendit e ka për obligim kushtetutës që ta hapë këtë seancë, në të cilën është parapartë të votohet një rezolutë që do t’ia ndalonte presidentit Hashim Thaçi të bisedonte me Serbinë për ndryshim kufijsh.

“Kemi qenë gjithë ditën në pritje… Tash është vonë”, ka deklaruar Hoti.

“Kjo seancë ende nuk është hapur nga kryetari i kuvendit, i cili e ka obligim kushtetues”, ka theksuar ai.

Hoti ka thënë se Veseli ka bërë shkelje të Kushtetutës, dhe të Rregullores së Kuvendit.

Ai ka akuzuar pozitën për “maskaradë gjatë gjithë ditës, me një seancë tjetër, për të formuar gjoja ekip negociator”.

“Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale, nga njerëz si Veseli, (Ramush) Haradinaj dhe (Hashim) Thaçi”, ka deklaruar Hoti.

“Bashkë me kolegë nga LDK’ja dhe grupet tjera opozitare, bashkë me qytetarët, duhet të mobilizohemi për t’i ndalur”, është shprehur ai.

“Nuk do ta lejojmë ndarjen e shtetit të Kosovës”, ka theksuar Hoti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E SENATORIT AMERIKAN/ Emërohet zëvendësuesi i John McCainit
Previous article DENONCIMI/ Qytetari pyet Berishën: Tirana është bërë kandahar, kush është Kryetari i Bashkisë?

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT