Reagon ashper Pentagoni pas leshimit te raketes balistike mbreme vone nga Koreja Veriore. Raketa ishte e fundit në serinë e leshimeve, të cilat kanë ngritur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë në rajon.
Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara tha se e ka detektuar dhe gjurmuar leshimin e raketës nga Sain Ni në Korenë Veriore, e cila ka udhëtuar afro 1 mijë kilometra, para se të ulej në Detin e Japonisë.
Pentagoni tha se vlerësimi fillestar është se kjo ishte raketë balistike ndërkontinentale.
“Përkushtimi ynë për mbrojtjen e aleatëve tanë… në ballafaqim me këto kërcënime, mbetet i çeliktë”, thuhet në kumtesën e Pentagonit.
Duke folur për këtë ngjarje presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “është situatë me të cilën ne do të merremi”.