• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PARTISË SOCIALISTE/ Ja se çfarë pritet të përmbajë agjenda e së premtes
Home
Shqipëri

ASAMBLEJA E PARTISË SOCIALISTE/ Ja se çfarë pritet të përmbajë agjenda e së premtes

3 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Zbardhet axhenda e plotë të Asamblesë së Partisë Socialiste që është planifikuar për t’u zhvilluar ditën e premte në datë 7 shtator në orën 10:00. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se ditën e premte asambleja do të nisë me një raport llogaridhënie të qeverisë dhe bashkëqeverisjes, ndërsa do të vijojë me një tjetër raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS (kryebashkiakëve) në qeverisjen vendore. Gjithashtu do të nisë procedura për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019. Në axhendë zbulohet edhe slogani i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të jetë “E gjithë vëmendja tek njerëzit”.

Pas miratimit të strategjisë “Partia Socialiste për ty”, axhenda mbyllet me diskutimin mbi të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe unifikimin e regjistrit digjital të PS. Ndërkohë që të premten e 7 shtatorit në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, Edi Rama do të shpallë vendimin nëse do të bëjë ndryshime në qeveri, apo do ta vijojë këtë vit të dytë të mandatit të dytë me të njëjtin ekip.

Zbardhet axhenda e plotë e Asamblesë së PS të premten, 10:00:
1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
4. Raporti Kombëtar i Bashkëqevërisjes deri më 31.08.2018
5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të mbani erë të mirë gjithë ditën?
Previous article BRESHËRI KALLASHNIKOVI NË SHKODËR/ Pse ka KYÇUR gojën njëri prej shoqëruesve të tij? Detajet e HETIMIT

k.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT