Një foto e kryeministrit Rama në një familje të varfër në Shijak, është bërë pjesë e intervistës me ministrin Ahmetaj.
“Kryeministri shkoi në atë familje, jo vetëm për zgjidhur problemin në atë familje, por për të treguar se vëmendja e mazhorancës dhe qeverisë së tij është tek njerëzit e zakonshëm”, u shpreh Ahmetaj, duke shtuar se mesazhi është të menduarit dhe të ndërgjegjësuarit për problemet e njerëzve.
“Bingo kryeministrore” e ka cilësuar gazetari Denis Dyrnjaja, pasi ajo familje nuk jeton më në kushtet që dallohen në foto.
I pyetur se pse prej një viti, nga 2017-ta, kemi serish këto pamje, që vijojnë të jenë masive, edhe pasi qeveria Rama ka marrë “timonin” e vetme, ministri Ahmetaj u përgjigj se shqiptarët janë më mirë, por në raportin legjitim me pritshmërinë janë ende larg.
“Në 2013-ën kanë qenë 430 mijë të punësuar, sot janë 673 mijë. Në 30 vite janë formuar 673 mijë vende pune, 240 mijë nga këto janë formuar në 4 vite. Shqiptarët janë më mirë se në 2013-ën, apo 2015-ën, por në raportin legjitim me pritshmërinë jemi ende larg”, u përgjigj Ahmetaj.


