Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është aprovuar leja për të vizituar Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë për Telegraf se leja për vizitë është aprovuar konform rregullave të përcaktuara.
Ndërkohë me datat 8 dhe 9 shtator, shefi i shtetit serb do të qëndrojë në veri të Kosovës, ku ndër të tjera do t’iu adresohet edhe serbëve në Kosovë.


