• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRIKË NGA TERRORIZMI/ ISIS po përgatit sulme, kanë hyrë në kontakt me celulat në Europë
Home
Nderkombetare

FRIKË NGA TERRORIZMI/ ISIS po përgatit sulme, kanë hyrë në kontakt me celulat në Europë

3 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Lajmin për fuqizimin e Shtetit Islamik në Afganistan dhe kontaktet me celulat e tyre në Britani dhe Europën Perëndimore për organizimin e sulmeve të reja terroriste në Britani dhe kontinent e bëri publik ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, gjatë një vizite në Afganistan.

“Ajo që në shohim është një kërcënim real nga këto grupe ndaj Britanisë dhe në duhet të veprojmë për të shmangur sulme të ngjashme si ato në Manchester”, tha Williamson.

Grupi i njohur si IS-Khorasan, ose IS-K, është një grupim rival ndaj talebanëve dhe al–Kajdes dhe ka qenë objekt i sulmeve nga forcat speciale britanike dhe amerikane në Afganistan. Udhëheqësi i tyre i fundit, Abu Saad Erhabi është vrarë nga sulmet ajrore amerikane përpara një jave, duke u bërë i katërti udhëheqës i Shtetit Islamik që vritet në Afganistan gjatë viteve të fundit.

Mijëra luftëtarë të huaj besohet se kanë mbërritur në Afganistan, pasi u dëbuan nga Iraku dhe Siria, por ministri Britanik i Mbrojtjes sugjeroi se grupi është më i konsoliduar se ç’mendohej më herët.

Nuk ka njoftime zyrtare që konfirmojnë se ka apo jo britanikë që i janë bashkuar radhëve të IS-Khorasanit në Afganistan, por ky grupim dihet se ka “një demografi të gjerë”.

Megjithëse fuqizimi i ISIS-it në Afganistan është i mirëdokumentar, kjo është hera e parë që qeveria ka konfirmuar kërcënimin direkt për sulme terroriste.

Lajmi mbi kërcënimin e ISIS në Afganistan përbën një zhvillim shqetësues dhe vjen në kohën kur 440 trupa britanike shtesë mbërritën në Afganistan në kuadër të një kërkese të bërë nga Uashingtoni për të përballuar kërcënimin dhe për të stabilizuar situatën në atë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE "ZHDUKUR" NË RRJETET SOCIALE/ Arbana Osmani publikon foton me Xhemi Shehun (FOTO)
Previous article NDRYSHIMET NË QEVERI/ Ahmetaj: Është një çështje e cila i takon vetëm kryeministrit që të vendosë

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara Botë

BURG DHE MILIONA DOLLARË GJOBË/ Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT