Ndoshta e mbani mend këngën e famshme “Vlora, Vlora” e krijuar nga kompozitori Thoma Nasi i cili u bazua në poezinë patriotike të shkrimtarit dhe poetit Ali Asllani. Por jo vetëm kaq, ky qytet ka nxjerrë plot e plot krijime vizuale, piktoreske, dhe muzikore të cilat janë një “bllok” i fortë kulturor në shoqërinë shqiptare.
Një qytet që ka nxjerrë jo vetëm një pjesë të konsiderueshme të historisë së kombit shqiptar, por edhe një destinacion me të cilin krenohen të gjithë autoritetet turistike sa i përket ardhjes së të huajve në këtë vend.
Plazhet e Vlorës, të shtrira në një varg shkëmbinjsh të fortë, magmatikë të cilët me rërën e bardhë deri diku të formësuar me gurëza të vegjël, nuk japin gjë tjetër veçse një shkrepje fotografie të këtillë si mëposhtë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


