Deputeti i maxhorancës Ulsi Manja pas mbledhjes në një dalje për mediat ka thënë se kanë diskutuar për dekreti ne presidentit që ktheu ligjin e Teatrit.
Dekreti i presidentit Meta për ligjin e Teatrit do të kalojë në seancën e datës 20 shtator në Kuvend, dhe jo si ishte planifikuar më herët.
Në një deklaratë për mediat, socialisti Ulsi Manja, kreu i komisionit të Ligjeve njoftoi se dekreti do të kalojë në komisionin përgjegjës njëherë, pasi kishte nevojë komisioni për kohë të njihej me argumentet e presidentit.
“Meqenëse dekreti është depozituar kur sezoni ishte shpërndarë u kërkua nga komisioni për Veprimtarinë Prodhuese që të mos diskutohet në seancën e datës 13 por të datës 20, pasi komisioni ka nevojë për kohë për tu njohur me argumentet e presidentit. Kështu do të kalojë në komisionin përgjegjës, pastaj në seancë në datën 20”- tha ai.


