• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMET/ Komentuesi e pyet Metën: A nuk ke frikë o burr?, Presidenti: Isha me Tarzanin
Home
Pushimet VIP

REAGIMET/ Komentuesi e pyet Metën: A nuk ke frikë o burr?, Presidenti: Isha me Tarzanin

3 September, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja, Pushimet VIP

Ilir Meta ka filluar të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai poston pothuajse çdo ditë foto në Facebook, sidomos ditët që ka qenë me pushime.

Madje, tani iu kthen përgjigje edhe komentuesve.

Një i tillë e ka pyetur për sigurinë e tij, gjatë ngjitjes së maleve këtë verë.

Pyetja nga qytetari:

O zoti Presidenti pa s’ke frikë mor burrë që lëviz kaq i pasiguruar në këto ngjitje të frikshme nëpër maje të thepisura, a të siguron kush mo president për jetën a jo me aq metra lartësi aty s’ke garanci për asgjë!

Përgjigja e Metës:

I dashur Astrit! Duke ju falenderuar për pyetjen dua t’ju them se siguria ime dhe e grupit tonë ka qenë absolute pasi ky udhëtim u realizua në drejtimin e “Outdoor Kosova”, një grup nga Peja më të njohurit në Ballkan për alpinizëm e hiking. Unë kam qenë në këtë udhëtim anëtari me i disiplinuar i grupit, pasi të gjithë kishim pranuar t’i nënshtroheshim çdo vendimi që do merrte komandanti i grupit tonë Fatos Katallozi.

Anëtarët e këtij grupi kishin muaj që përgatiteshin për këtë ngjitje. Unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje.

Po kështu dhe anetarët e tjerë që e kishin për herë të parë. Pavarësisht nga këto ngjitja ka qenë tepër e vështirë mbi lartesinë 2 mijë metra sepse ishte mjaft e rrezikshme e çdo gabim në vendosjen e këmbës ose dorës mund të ishte fatale.

Por në kishim një komandant legjendar e të pagabueshëm si Fatosi. Po kështu kishim me vete Dardan Jubanin që e quajtëm Tarzani i Valbonës që mbante lart moralin dhe humorin e ekipit.

Unë do t’i rekomandoja kujtdo që do kërkonte të bënte një ngjitje në Jezercë për të bashkëpunuar me guidat lokale, për të evituar çdo rrezik pasi siguria është e para e pastaj adrenalina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAÇKITËN KATEDRALEN E KORÇËS/ Papa Ilia: Hera e tretë që vidhet. Hajdutët morën... (FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Plaçkitet KATEDRALJA E KORÇËS. Hajdutët shqyejnë derën dhe morën paratë e arkës

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT