Siç ishte lajmëruar edhe më herët, sot në orën 09:00, ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar në Pallatin e Kongreseve. Në orën 10:00 është parashikuar që të mblidhet edhe grupi parlamentar i PD-së bashkë me aleatët dhe LSI.
Të parët që kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve janë deputetja Valentina Leskaj dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.
Në mbledhjen e sotme, pritet që të diskutohet lidhur me sesionin e ri parlamentar dhe qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste. Gjithashtu pritet që të ketë një koordinim për seancën dhe sesionit parlamentar, pas akuzave të fundit të opozitës. Sipas burimeve, priten ndryshime të mundshme në kryesi, ku përflitet rikthimi i deputetit socialist, Bashkim Fino. Pritet që të ngrihet një grup me qëllim maksimizimin e votave, siç u paralajmërua më herët në mbledhjen informale të qeverisë në Vlorë.
Grupi strategjik pritet të përbëhet nga
Blerina Gjylameti
Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Bledi Çuçi
Taulant Balla
Erion Veliaj
Gramoz Ruçi


