• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFINJTË/ Përfaqësues të partive opozitare kundërshtojnë Thaçin
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFINJTË/ Përfaqësues të partive opozitare kundërshtojnë Thaçin

3 September, 2018 enxhi.autor Rajon

Përfaqësues të partive opozitare, por edhe ata të shoqërisë civile dhe një pjesë e koalicionit qeverisës (AAK dhe Nisma) janë barrikaduar për ta kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve”.

Të martën pritet që Kuvendi ta mbajë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga subjektet opozitare për ta kundërshtuar “prekjen” e kufijve. Kurse shoqëria civile për këtë çështje ka thirrur protestë për të mërkurën, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Subjektet opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, por edhe dy partnerët e koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë barrikaduar kundër idesë së presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve.

Këto subjekte politike pritet që në seancën e jashtëzakonshme që mbahet nesër ta votojnë një rezolutë ku shprehet qëndrimi i legjislativit të Kosovës kundër ndryshimit të kufijve.

Po ashtu kundër idesë së Thaçit do të protestohet të mërkurën nga shoqëria civile. Ky barrikadim i partive politike dhe i shoqërisë civile po bëhet para se presidenti Thaçi ta prezantojë në Bruksel idenë për “korrigjimin e kufijve” në takimin e radhës me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq, më 7 shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si t'i bëni flokët kaçurrela me ndihmën e një bluze pambuku
Previous article NË STAMBOLL PA REÇIPETA/ FOTO: Këngëtarja shqiptare i lë të gjithë "pa mend" me gjoksin e saj

enxhi.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT