• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARLAMENTI “PRISH QETËSINË” TË HËNËN ME SESIONIN E RI/ Rama mbledh Kryesinë, Basha aleatët dhe grupin
Home
Shqipëri

PARLAMENTI “PRISH QETËSINË” TË HËNËN ME SESIONIN E RI/ Rama mbledh Kryesinë, Basha aleatët dhe grupin

2 September, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas një qetësie prej më shumë se 4 javësh, politika pritet t’i rikthehet zhurmës këtë të hënë. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur tashmë urdhrin për të nisur sesionin e ri parlamentar të hënën e parë të shtatorit, siç e kërkon edhe Kushtetuta. Seanca e parë plenare, që është vetëm ceremoniale, pritet të nisë rreth orës 17:00.

Por, në selitë e partive politike kryesore lëvizjet pritet që të nisin që në orët e para të ditës. Socialistët do të nisin punë herët, me një mbledhje Kryesie të parashikuar për në orën 9 të mëngjesit të së hënës. Në fokus janë përgatitjet për garën e ardhshme elektorale.

Në këtë sens, pritet që Kryesia të zyrtarizojë thirrjen e Asamblesë Kombëtare për të premten e 7 shtatorit. Në këtë mbledhje, kryeministri Rama do të vendosë përfundimisht nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, ndonëse burimet nga PS tregojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë.

Nga ana tjetër, në selinë blu Lulzim Basha do të takojë aleatët e tij dhe do të mbledhë grupin parlamentar të PD-së rreth orës 10. Ai nuk ka pranuar të tregojë cila do të jetë qasja e demokratëve me Parlamentin, institucion me të cilin selia blu ka pasur një marrëdhënie të kushtëzuar gjatë muajve të fundit.

Sinjalin e parë, PD do ta japë mesditën e së hënës, kur do të shihet nëse do të shkojë apo jo në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku miratohet edhe kalenderi i punimeve të Kuvendit. Sipas një draftkalendari që ka dalë në media, mazhoranca parashikon që më 13 shtator të kalojë në seancë dekretin e presidentit Meta, që ktheu për rishqyrtim ligjin që i hap rrugën projektit të ri të Teatrit Kombëtar, duke shembur godinën ekzistuese.

Ndërkohë që mazhoranca e ka të bërë publik që në korrik se do ta rrëzojë dekretin presidencial, opozita ka paralajmëruar se e konsideron këtë kapërcim të një “vije të kuqe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mundën NAPOLIN/ Quagliarella shënon me finte golin e vitit në Itali (VIDEO)
Previous article ÇËSHTJA E EMIGRANTËVE/ Itali-Hungari kundër tyre, "pakt" mes Salvinit dhe Orban

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT