• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUA ABETAREN TIME”/ Nxënësit e Luginës së Preshevës kërkojnë libra në gjuhën shqipe (FOTO)
Home
Rajon

“DUA ABETAREN TIME”/ Nxënësit e Luginës së Preshevës kërkojnë libra në gjuhën shqipe (FOTO)

2 September, 2018 k.autor Rajon

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të diskriminohen nga Serbia në të gjitha sferat e jetës, e edhe kur është në pyetje arsimi. Lugina e Preshevës po vazhdon të përballet me ndalesën e librit shqip për nxënësit shqiptar. Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në shekullin XXI në mes të Evropës shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të vetmit të cilëve u mohohet libri shqip madje dhe Abetarja. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës po u mohohet e drejta themelore për t’u arsimuar me libra në gjuhën amtare. Libri shqip po ndalohet si në kohën e mesjetës.

Fatmir Arifi, veprimtar në Luginën e Preshevës

Sipas tij, kjo gjendje duhet të jetë kambanë zgjimi për shtetet dhe institucionet shqiptare si dhe ato ndërkombëtare, duke përfshirë edhe secilin individë që e quan veten shqiptar. “Kjo është çështje kombëtare dhe si e tillë na përket të gjithëve”, thotë ai.

Nxënësit e Luginës së Preshevës marshim për libra në gjuhën shqipe

Arifi thekson se shtatori, muaji i parë i vitit shkollorë në Luginë të Preshevës, po synohet të kalojë në heshtje dhe se fatkeqësisht kërkesat dhe nevojat e nxënësve shqiptarë për ta gëzuar të drejtën e arsimimit me libra në gjuhën e tyre amtare po bien ne vesh të shurdhët.

“Tragjedia nuk përfundon këtu. Tragjedia më e madhe është se të vetëquajturit lider të Luginës nuk kanë synim ti pajisin fëmijët tanë me dije. Ata duan qytetarë injorant që ti’ përdorin si makineri votimi”, thotë veprimtari Fatmir Arifi, që njëherësh është edhe hulumtues shkencor në Institutin e Historisë-“ Ali Hadri” në Prishtinë.

Sipas tij, Serbia karshi shqiptarëve, është po ajo që ka qenë vazhdimisht dhe përveç të tjerash, asaj po i pengon edhe Abetarja, po i pengon libri shqip.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA VUAN NGA PNEUMONIA/ 99-vjeçari bën 19 km rrugë çdo ditë për të parë bashkëshorten
Previous article NDODH TEK "ASTIRI"/ Kur do ti biesh...SHKURT!

k.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT