Ngjarje e rëndë ishte ajo që ndodhi paraditen e djeshme ku një biznesmen në Shkodër u ekzekutua me një breshëri plumbash.
Ajo që e bën ende më të rëndë është fakti që rastet ku biznesmenëve u janë “prerë” kokat janë të shumta, veçanërisht vitet e fundit. Por kjo sdo të thotë gjithsesi se më parë ky fenomen nuk ka eksiztuar.
Dikush është vrarë për borxhe, dikush për pazare, e dikush ndoshta “gabimisht”. Shumw prej tyre kanë qënë familjarë, e sigurisht kanë lënë shumë prapa tyre.
Çfarë ndodhi në Shkodër:

Teksa hetimet vazhdojnë, bëhet me dije se Ferracaku ishte pronar i dy lokaleve por rezultons e nuk ka qënë person problematik. Një nga pistat është se ai mund të ketë qënë shenjestra e gabuar, ndërkohë që po hetohet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme dhe pazaret e drogës.
Ekzekutohet poshtë hyrjes së pallatit në Tiranë, Memli Begalla
Biznesmeni Memli Begalla u vra me një plumb në kokë, në parkingun e pallatit ku po jetonte. Dy persona ndiqnin viktimën nga pas dhe më pas njëri prej tyre e qëlloi me silenciator. Fill pas krimit, autorët u larguan me një BMW të zezë.
Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jenë konfliktet për shkak të borxheve të shumta. Afrim Begalla, i cili ka ndërruar emrin në Memli Begalla rezulton që t’u ketë shumë personave borxh në shuma të mëdha eurosh dhe lekësh, madje me disa prej tyre ishte ende në procese gjyqësore.
Ky mund të cilësohet edhe si krim i paralajmëruar pasi rreth 3 vite me parë Begallës, po të njëjtin vend ku u ekzekutua, iu dogj qëllimisht automjeti ‘Land Rover’ që kishte në përdorim. Sipas specialisteve të krimit ekonomik viktima kishte nën administrim disa biznese. Ishte administrator i kompanisë “LAB”, i 2 dyqaneve që tregtojnë goma, një në autostradë dhe një në Yzberisht.
Vritet biznesmeni 29 vjeçar në Vlorë
Vasil Dervishaj (viktima) po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë.
Në mes të plazhit në Durrës. Biznesmeni i ndërtimit ekzekutohet pas ortakut
Vritet në mes të ditës në zonën e plazhit biznesmeni i ndërtimit. Kujtim Dyrmishi u ekzekutua nga tre persona të maskuar, të cilët e qëlluan nga makina e tyre në momentin kur viktima do të zbriste nga mjeti i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në segmentin Ura e Dajlanit-Plepa, te sektori “Iliria”, vetëm disa metra larg vendit ku 4 muaj më parë (ngjarjes) u vra në atentat me tritol në makinë ortaku i tij në biznes, Xhemal Çela.
Ekzekutohet para shtëpisë së të fejuarës biznesmeni nga Elbasani
Vrasja e biznesmenit Erion Millo, që ka në zotërim një kompleks në Elbasan është kryer pak metra larg banesës së të fejuarës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes ku 37-vjeçari kishte ndaluar mjetin e tij shumë pranë stacionit të trenit, dhe ka shkuar tek banesa e të fejuarës së tij.
Në momentin që ka qenë thuajse në dalje së hyrjes së pallatit, ai është goditur dy herë me plumba pistolete nga dy persona.
E fejuara e tij ka qenë e vetmja që ka kuptuar se ndaj 37-vjeçarit është kryer atentat me armë zjarri.
Në një moment ai ka tentuar të çohet në këmbë, ndërsa një prej autorëve e ka parë dhe ka nisur ta qëllojë edhe me thikë. Edhe pse ai është transportuar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, nuk ka mundur të mbijetojë.
Vritet me 30 plumba, biznesmeni i kromit nga Bulqiza
Gjin Nika, 36 vjeç, i konsideruar nga policia si një vrasës me pagesë, gjobëvënës dhe person që merrte haraç tek biznesmenët e kromit, bie në pritë.
I njohur për pasionet e tij për kuajt, armët, makinat, motorët, martesat e shumta të bazuara në fenë të cilën aplikonte dhe besonte, Gjin Nika nga Bulqiza dhe me banim në Ferraj, ekzekutohet me breshëri kallashnikovi. Me Nikën, bie në atë pritë edhe një prej miqve të tij të shumtë, Fabio (Ersild) Xhunga, një 34-vjeçar, i cili banonte në Kamzë bashkë me familjen e tij.
Përgatiti: AlpeNews.al







