• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ISH GAZETARI DHE PUBLICISTI/ Miqtë kujtojnë Teodor Kekon në 60 vjetorin e lindjes
Home
Kulturë

ISH GAZETARI DHE PUBLICISTI/ Miqtë kujtojnë Teodor Kekon në 60 vjetorin e lindjes

2 September, 2018 k.autor Kulturë

Sot, 60 vjet nga dita kur ka lindur shkrimtari, gazetari dhe publicisti i madh Teodor Keko, miq të shumë e kanë kujtuar në rrjetet sociale.

Gazetari Ilir Kadia rrëfen një bisedë mes Kekos dhe Ilir Metës në kohën kur ishte kryeministër:

Teodor Keko dhe Meta ose si tridhen gazetarët!

Teodor Keko pranoi ofertën e Ilir Metës kryeministër për të qënë këshilltar i tij. Veç poet Keko ish edhe një nga gazetarët më në zë prej fillimit të pluralizmit. Pas ca kohësh Meta e takon Kekon dhe i thotë se si po ja kalon.

Ah, i tha Keko. Më dhe zyrë, më dhe rrogë! Më dhe makinë dhe rehatinë! Më dhe… të gjitha që munde m’i dhe! Por më more lapsin! Tani nuk shkruaj dot kundër qeverisë! Se ti e di si janë gazetarët gjithmonë pro qeverisë!

Si të tredhur! -i tha Meta.

Po, ma fute! Vetëm ti ma ke futur në këtë jetë!-i tha Teodor Keko.

…

Sot Dori do ish 60 vjeç. Ditën që e humbëm isha në emision të BBC në Londër. Julia Goga më tha ta fus në lajme. Ilirjan Zhupa, nga Greqia aherë, u shpreh për humbjen e tij se Shqipëria do e ndjejë më shumë me kalimin e kohës. Dhe vërtet:Teodor Keko mbeti filizi i vetëm i një gazetarie që nuk jeton më!

Nuk di si e kam mbaruar lajmin për vdekjen e Poetit dhe Mikut tim! Se zëri mu mek!

Stilian Buxhaku shkruan:

Sot ne pervjetorin e 60 te Dorit le ta pershendesim me nje udhetim fotografik ne vendin aq shume te deshiruar prej tij, tavernen “Marina”, Halkidhiki, prej nga ku sodiste punen e paqte te peshkatareve, gjene qe ndoshta i pelqente me shume ne jete te shihte. Te rroni e ta kujtoni kete njeri te madh Xhuli Shkurti Keko! Brezat qe ka lene pas do te jene perhere krenar per Dorin! Besoj se do te jete nje surprize e bukur per ne te gjithe, nese ndoshta ne ate Taverne nje dite do te gjejme ndonje poezi te Dorit ne kornize, ashtu te shkruar neper letra tavolinash. Mund edhe te jete e vertete… me te degjuar e kam.

“Dreka që hëngrëm 1 orë përpara vdekjes Kur erdhi mesditën e 20 gushtit nga Amsterdami në aeroportin e Selanikut dhe u përqafuam, fjala e parë që më tha ishte… “Do të jap një drekë sot vëlla, që ta mbash mend gjithë jetën”… thua se gjithë qenia e tij e ndjente të keqen që do të vinte një orë më pas. U ritakuam pas shumë vitesh, krejt rastësisht, një vit më parë, kur kishte ardhur në Selanik për të filluar disa seanca kimioterapie. Nga ajo ditë, nuk u ndamë më… Kujtoj ditët që kaluam bashkë, veçanërisht ato kur ndjehej mirë… E kuptoja menjëherë pasi më propozonte të shkonim në Kalkidiki, në Nea Moudania. Mund të kemi shkuar dhjetëra herë së bashku atje dhe, në më të shumtën e rasteve, jemi ulur te taverna “Marina”, në qendër të këtij qyteti të vogël dhe buzë portit me jahte e peshkarexha. I pëlqente kur këto të fundit ktheheshin ngadalë, jo jahtet, dhe i shihte me adhurim peshkatarët kur rregullonin rrjetat e zbrisnin peshkun prej barkut të tyre… Jam i sigurt që do të ketë shkruar dhe për to, ashtu si ka shkruar shumë herë për detin…”

Profesor Përparim Kabo shkruan:

Teodor Keko ai që qeshi me seriozitetin e idiotëve dhe ishte serioz me qeshjen që përcjell njeriu pa mure…sot do ishte 60 vjeç madje kam përshtypjen se bën humor me njerëzit e Nekropolit…na mungon mik…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFISKOHEN 2 MIJË AKREPA/ I mbante dhe i rriste në shtëpi në mënyrë të paligjshme
Previous article PLAS NË ZVICËR/ Helvetët nuk e duan KAPITEN XHAKËN, për një arsye ABSURDE

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT