Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu ka deklaruar se është shumë afër zbardhjes së ngjarjes për arsyet se përse u qëllua me armë zjarri efektivi i policisë Ermal Bregu.
Ai u shpreh se polici u konfliktua me dy persona, njëri prej të cilëve e qëlloi me armë zjarri, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën. “I plagosuri është punonjës policie, ka qenë jashtë orarit zyrtar. Jeta e punonjësit të policisë është jashtë rrezikut. Polici banon në këtë lagje, është konfliktuar me dy persona, njëri e ka goditur me armë zjarri. Nuk ka lidhje me detyrën, jemi shumë afër zbardhjes” deklaroi ai.
Zbulohen të tjera detaje rreth policit të plagosur, 3 vite më parë i dogjën makinën
Ermal Bregu eshte efektifi i policise i plagosur mbremjen e sotme ne nje lokal ne zonen e ish-Parkut te Autobuzave, ben me dije gazetarja Etleva Delia për “Panorama”.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme në fund të Rrugës së Kavajës.
http://dai.ly/x6aqg6w
Po ashtu burime për ‘Panorama‘ thonë se polici nuk ka qenë në shërbim.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se polici ka qenë i ulur në një lokal kur është konfliktuar me dy persona dhe më pas është qëlluar nga njëri prej tyre.
Po ashtu mësohet se 3 vite më parë pranë banesës së tij, efektivit të Komisariatin nr.1 Ermal Bregut i është djegur makina. Gjithashtu po një vit më parë polici është vetëplagosur me armën e shërbimit.



