• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TESTAMENTI/ Fjalët rrënqethëse të Ajdin Kullës: Eshtrat m’i vendosni pranë babës tim shumë të dashur
Home
Dossier

TESTAMENTI/ Fjalët rrënqethëse të Ajdin Kullës: Eshtrat m’i vendosni pranë babës tim shumë të dashur

2 September, 2018 g.autor Dossier

“Largohem nga kjo jetë e rreme, i përvëluar si shqiptar për një Shqipëri që unë dëshiroja. Largohem nga kjo botë e gënjeshtër pa i bërë njeriu as një të keqe, veçse të mira. Zoti na pjektë në jetën tjetër”

Ajdin Jonuz Kulla ka kryer shkollimin fillor në Korçë, në vijim në shkollën e Harri Fulltzit e më pas në Normalen e Elbasanit për degën e mësuesisë. Është njëri prej djemve të familjes Kulla, ndër më të goditurat nga regjimi komunist.  Babi i tyre Jonuzi, kishte qënë përkrahës i mbretit Ahmet Zogu dhe për këtë arsye e gjithë familja do të persekutohej nga regjimi gjakatar komunist. Goditja e komunistëve do të niste nga më i shkolluari, Ajdini i cili u dënua me pushkatim në vitin 1945. Prokurori i çështjes ishte famëkeqi, Nevzat  Haznadari, të cilin e kishte pasur shok klase në normalen e Elbasanit.

Kur Ajdinit iu dha dënimi me pushkatim, ai la një letër testament. Janë vargje rrënqethëse. Është përbetimi i tij se po vdiste si shqiptar i mirë e jo si tradhëtar. Amaneti për fëmijët është kaq prekës. Më poshtë botohet letra e plotë e cila është publikuar pak vite më parë nga Pëllumb Kulla.

Testamenti

Testamenti im pas vdekjes

Me lutje t’u dorëzohet Mëmës, Vëllezërve, Zonjës dhe dy fëmijëve të dashur shumë.

– Gjithëçka të ma bëni hallall.

– Amanet gruan dhe dy fëmijët. Gruaja të pyetet, nëse do të mundet të qëndrojë pa u martuar… Ti, mëmë, ta mbash si çupë, dhe vëllezërit si motër; fëmijët, si dy fëmijë pa babanë e tyre të dashur.

– Duhet ta dini që po vritem si shqiptar dhe jo si tradhtar. Për mua, të rrojë Shqipërija, të rrojë

Flamuri Kombëtar i Shqipërisë.

– Po mundët, qëndroni së bashku pasi u ndamë.

– Fëmijët mos m’i lini pa shkollë dhe sidomos, djalin, Jonuzin e dashur.

– Motrën t’a doni dhe martojeni me një person të ndershëm dhe jo të pasur e rrezil.

– Me vëllezërinë dhe kushurinjtë të shkoni mirë.

– Miqtë t’i duani dhe t’i nderoni, ashtu siç dini ju.

– Xhevitin ta martoni dhe nusen e këtij ta keni kujdes. Më vjen keq që s’e pashë Xhevitin…

– Hamdiut, amanet motrën e tij, pra- zonjën time dhe dy fëmijët.

– Merdanëve, amanet mëmën, vëllezërit, motrën, zonjën e të dy fëmijët…

– Po të mundeni eshtrat e mia të m’i vendosni pranë babës tim të shumë dashur, në Zëmblak.

– Largohem nga kjo jetë e rremë, i përvëluar si shqiptar për një Shqipëri që unë dëshiroja. Dhëntë Zoti, të vijë dita dhe ta gëzoni ju dhe të vegjëlit që do të vijnë pas nesh dhe gjithë ata që i

kanë thënë vetes shqiptarë të vërtetë.

– Largohem nga kjo botë e gënjeshtërt pa i bërë njeriut as një të keqe, përveçse të mira. E do ta tregojë koha.

– Përfundoj duke u larguar nga kjo jetë i mallosur dhe i dashuruar prej jush, vëllezërisë e miqësisë. E Zoti na pjektë në jetën tjetër.

Juaji, i pa haruar

Ajdin Jonuz Kulla

Në burgun e Korçës, 18/ VI / 1945

Pasi u pushkatua, prokurori famëkeq derdhi kariktatoren e  fundit mbi kokën e tij e të tjerëve të pushkatuar atë ditë, në gropën e hapur aty afër. Persekutimi për familjen Kulla do të vazhdonte me burgosje e internime të të gjithë pjestarëve të kësaj dere të madhe në Zëmblak të Korçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEYMAR TRADHËTON PSG/ Më pëlqen të luaj me këto dy SUPER KLUBE LEGJENDARE
Previous article BOMBA E DITËS/ POGBA do transferohet tek ekipi MILIARDERË në JANAR (DETAJE)

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT