• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA MAFIOZE NË SHKODËR/ Nardi “leksion” Ramës: Zgjohu nga gjumi dhe shko atje. Lufto për veten
Home
Shqipëri

VRASJA MAFIOZE NË SHKODËR/ Nardi “leksion” Ramës: Zgjohu nga gjumi dhe shko atje. Lufto për veten

2 September, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti dhe kreu i PDK, Nard Ndoka ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër. Përmes një postimi në Facebook, Nard Ndoka i bën thirrje kryeministrit që të shkojë në Shkodër dhe ta çliroje nga krimi.

Gjithashtu deputeti kërkon nga Rama që të çlirojë sipas tij Drejtorinë e Policisë nga krimi dhe drejtimi i përfaqësuesve politikë.

“Katër vrasje me pesë viktima në Shkodër, dy persona të zhdukur, tre automjete të djegura; ende asnjë autor i dyshuar, asnjë piste hetimi, asnjë motiv, asnjë përpjekje institucionale, asnjë shpresë për familjet shkodrane”- thotë ndër të tjera Nard Ndoka.

Statusi i plotë:

Shko në Shkodër Z. Kryeministër!

Zgjohu Zoti Kryeminister,

Rendi dhe siguria nuk jane statistike numrash, por garanci dhe shpresë për të jetuar në këtë vend.

Zgjohu nga “gjumi”, çliroju nga demagogjia; qendro në krye të shtetit, qeveris dhe mos u tall me popullin tënd, që të vetmen shpresë ka shtetin që ta mbrojë.

Ku është shteti, ku është rendi e siguria, ku është përgjegjësia e juaj si KM?

Katër vrasje me pesë viktima në Shkodër, dy persona të zhdukur, tre automjete të djegura; ende asnjë autor i dyshuar, asnjë piste hetimi, asnjë motiv, asnjë përpjekje institucionale, asnjë shpresë për familjet shkodrane.

Sa tmerr, sa turp, sa mungesë përgjegjësie e profesionalizmi, sa frikë për sot e për nesër.

Kryeministri na thotë; se po mos të kishte ndodhur ngjarja kriminale në Selenicë, do ishim më mirë se vjet!
Sa ftohtë llogjikon, sa frikshëm, sa pa përgjegjësi; krimi nuk është statistike, por jetë njeriu Z.Kryeminister.
Leri të tjerët të merren me shifrat, por merru me fenomenin kriminal në rritje, që po zhduk shpresën në këtë vend.

Shpalli luftë krimit dhe kriminelëve, atyre të rrugës dhe atyre qe i ke në parti e Kuvend, që ti ka sjell krimi aty, për të mbrojtur vetën me “avokatët e djallit” me mandat politik.

Zgjohu Zoti Kryeminister, filloje luftën me vetën dhe të tuat si fillim, me të tjerët të merret drejtësia, por pa avokatët e djallit nëpēr këmbë, të mandatuar nga vota e krimit.

Qytetaria shkodrane vërtet nuk të don, por ky dënim është i rëndë për ta, këtë nuk do ta falin kurrë!

Kuptoje këtë situate, po ta them si mik, si deputet i zgjedhur në Shkodër pesë herë, e njoh atë qytet, më ka mandatuar ti përfaqesoj.

Por të njoh edhe ty si njeri, si Kryeminister, ndaj gjej forcë dhe kurajo; shko në Shkodër, çliroje Drejtorinë e Policisë nga interferimi i krimit dhe drejtimi i përfaqësuesve të tu politikë.

Kaq e thjeshtë është zgjidhja; por në keto kushte, sot e ke vetëm ti në dorë ta zgjidhësh, për fatin tonë të keq!

Shko në Shkodër Z.Kryeministër!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAKMARRJA E NEYMARIT/ Braziliani shënon dhe i TALL TIFOZËT, që e quajtën... (VIDEO)
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02.09.2018/ Çfarë ndodh sot: Nga ceremonia private e varrimit të McCain tek...

g.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT