• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI “VOSKOPOJË”: Rekord VIZITORËS në 6 kisha. Kryesojnë turistët vendas
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI “VOSKOPOJË”: Rekord VIZITORËS në 6 kisha. Kryesojnë turistët vendas

2 September, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Sezoni turistik në vendin tonë vijon të tërheqë çdo ditë pushues. Kishat e Voskopojës përgjatë muajit gusht janë vizituar nga 2820 vizitorë vendas dhe të huaj. Gjurmët e ndërtimeve të mbetura dhe natyra mjaft e bukur e këtij vendi e bën tërheqës për mijëra vizitorë. Sot në Voskopojë ruhen pesë bazilika të mëdha, një manastir, shtatë kisha, dy ura, disa fragmente të rrugëve kryesore të qytetit dhe qindra metra katrore piktura murale të cilat i japin mundësi vizitorit të krijojë imazhin e madhështisë së dikurshme. Dhe përpos këtyre për të mos e ndalur imagjinatën vetëm në të parën e atyre që kanë mbetur, ajo shkon edhe më larg saj, është historia e pesë kishave dhe e një manastiri që i kanë rezistuar kohës.

1. Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”
Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë” është kisha më e madhe në Voskopojë dhe ka shërbyer edhe si katedrale e qytetit. Në oborrin e saj ka qënë dikur selia e qëndrimit të përkohshëm të mitropolitëve si dhe paraklisi i Shënjtorëve Anargjendë Kozma e Damian, ndërsa një tjetër paraklis, dedikuar Shën Marenës, është ndërtuar në anën veriore, ngjitur me murin e katedrales. Nga tërësia e ndërtimeve të dikurshme të katedrales “ Fjetja e Shën Marisë” është ndërtuar rreth vitit 1699 dhe paraqet një kombinim të përkryer të planit bazilikal me mbulesat hapsinore të kurbëzuara, duke formuar një ndërtim bazilikal të një lloji të vecantë për kohën. Kisha është pikturuar më 1712 nga tre piktorë nga krahina e Agrafas në Greqi, Thedhori, Anagnosti dhe Steriani. Në programin ikonografik vendin kryesor e zë Himni Akathist, që i dedikohet Shën Marisë dhë përbëhet nga 24 skena, aq sa strofa ka edhe himni. Ikonat e ikonostasit janë pikturuar në vitin 1703 nga Konstantin Jeromonaku, një nga piktorët më të mirë të ikonave të shek. të 18-të.

2. Manastiri i Shën Joan Pararendësit (Prodhromit)
Manastiri i Shën Joan Pararendësit është themeluar në shekullin e 14-të dhe gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës, në shekujt e 17-të e 18-të, u bë një nga mbështetjet më të fuqishme ekonomike dhe eklesiastike të Arkipeshkopatës së Ohrit. Kisha e këtij manastiri është ndërtuar më 1632 sipas tipit Athonit, trekonkësh, me plan në formë kryqi mbuluar me një kupolë të vendosur mbi një tambur të lartë. Interieri i kishës u dekurua me piktura në vitin 1659. Narteksi i kishës është ndërtuar dhe pikturuar nga fundi i shekullit 17-të, ose nga fillimi i shekullit të 18-të. Konakët e manastirit dhe vetë kisha u dëmtuan rëndë nga bombardimet e nazistëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

3. Kisha e Profet Ilias
Kisha e Profet Ilias është ndërtuar më 1751 pranë rrugës së vjetër të karvaneve që lidhte Voskopojën me Beratin. Bazilika e Profet Ilias është bazilika e fundit e ndërtuar gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës dhe i përket një tipi bazilikal të ndryshëm nga ai i ndërtuar deri në atë kohë në këtë qytet. Bazilika e Profet Ilias i përmbahet më me besnikëri tipit klasik të bazilikës dhe ka mbulesë druri. Megjithëse ndodhet në gjendje të degraduar, përsëri krijon impresione si në interier, ashtu edhe në eksterier, si edhe me peizazhin që shpaloset nga pozicioni dominues që ajo ka. Në perëndim të naosit ka qenë narteksi dhe në jug ka qenë arkada, të cilat janë rrënuar nga tërmeti i vitit 1960. Ndërtimet e tjera që ngriheshin brenda oborrit të kishës rrethoheshin nga mure të larta guri, ku theksi kryesor e jepte këmbanarja.

4. Kisha e Shën Athanasit
Kisha e Shën Athanasit është ndërtuar mbi kodrën me të njëjtin emër, e cila ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit të Voskopojës. Kisha e Shën Athanasit është kisha e katërt e të njëjtit tip, bazilikë me të njëjtat mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë. Kisha është ndërtuar gjatë viteve 1721-1724, ku më 1721 ka përfunduar naosi dhe më 1724 ka përfunduar arkada. Narteksi është rrënuar nga tërmeti i vitit 1960.Pikturimi i naosit dhe arkadës ka përfunduar në qershor të vitit 1745 nga vëllezërit Konstantin dhe Athanas nga Korca, të mbiquajtur “Zografi” (piktorë nga greqishtja). Pikturat e naosit dallohen për programin ikonografik tepër të vecantë, ku prezantohet një cikël tepër i zgjeruar me skena të shumta të martirizmit të shenjtorëve dhe ku trajtimi i hollësishëm deri diku makabër i torturimit të tyre tejkalojnë fantazitë e shikuesit. Në pikturat e arkandës vëllëzërit Kostantin dhe Athanas kanë prezantuar me mjeshtëri një cikël të zgjeruar të Apokalipsit, i cili konsiderohet si cikli më i plotë i prezantuar në afreske deri në atë periudhë. Ikonat e ikonostasit janë punuar në vitin 1726 nga Konstantin Iermonaku, i cili ka qëne një prej mjeshtrave më të mëdhenj të punimit të ikonave në fillim të shek. të 18-të.

5. Kisha e Kryeengjëjve Mihal dhe Gabriel
Kisha e Kryeengjëjve Mihal e Gabriel thirret shkurtimisht si “kisha e Shën Mëhillit”. Kisha ka qenë pjesë e një kompleksi ndërtimesh, ku bënin pjesë kisha e Shën Spiridonit, kisha e Shën Varvarës dhe disa ndërtime të tjera ndihmëse të ngjitura në murin verior të naosi. Sot nga i gjithë kompleksi i kishës së Shën Kryeengjëjve Mihal e Gabriel ruhen vetëm naosi dhe narteksi. Arkada, ose hajati ka qenë një ndërtim pak vite më i vonshëm se sa naosi, dhe është rrënuar gjatë tërmetit të vitit 1960. Kisha është e tipit bazilik me mbulesa të kurbëzuara dhe paraqet interes në stilin e elementëve arkitektural si një ndërtim disi më arkaik se bazilikat e tjera pot ë këtij tipi në Voskopojë. Kisha mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1696. Pikturimi i saj është kryer në vitin 1722 nga një piktor, që, megjithëse ende anonim, konsiderohet si një prej mjeshtrave të shkëlqyer të kësaj periudhe.

6. Kisha e Shën Kollit Voskopojë
Ndodhet në qendër të fshatit. Është ndërtuar në vitet 1721-1722. Ka formë klasike të mesjetës së vonë. Është ndërtuar me gurë, ka qemerë. Ka elemente lidhje zinxhirë druri, kurse catia është e mbuluar me rrasa guri. Në kishë ruhen afreske të vjetra që prezantojnë rreth 100 figura biblike. Brendësia e kishës u pikturua nga një prej artistëve më të njohur shqiptarë të kohës David Selenica. Me interes është edhe mbishkrimi i lënë prej tij, në të cilën jepen të dhëna për pikturën murale të saj ndërsa hajati i kishës i përbërë nga harqe, është pikturuar nga dy piktorë të tjerë të shquar, me origjinë nga Korça, vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi në vitin 1750. Kambanarja e saj ka mundur që t’u rezistojë rrebesheve të kohës, por që aktualisht kërkon një ndërhyrje restauruese. Është shpallur monument kulture në vitin 1948. Duke qenë e kompletuar nga ana arkitektonike dhe nga piktura murale, ajo sot është një nga kishat më të vizitueshme të Qendrës Historike Voskopojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DRIDHET" ATLETICO MADRID/ Ylli i madh i madrilenëve ka kërkuar LARGIMIN në janar
Previous article “Nata e gjelbër në park”, të rinjtë një natë në natyrë

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT