Jeni duke kërkuar për aventurën tuaj të fundit? Epo në këtë rast ju vjen në ndihmë prestigjozja National Geographic e cila sjellë një listë me 21 vendet që duhet të vizitohen për vitin 2018. Dhe e dini çfarë? Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.
Teksa shkruan për bukuritë e vendit tonë, National Geographic e vë theksin te pasuritë e shumta nënujore që ne kemi, thesare ende të pazbuluara që presin zhytësi.
“Ujësjellësit e fundosura, rrënojat e anijeve dhe shpellat e rralla janë disa nga thesaret relativisht të paprekura që presin zhytësit në Shqipëri. Dekadat e izolimit nën udhëheqjen komuniste të Enver Hoxhë, penguan zhvillimin e trashëgimisë kulturore nënujore, e veçanërisht asaj jashtë bregut jugor.”, shkruan prestigjosja.
Ajo na sjellë edhe një fakt argëtues, ku shkruan se: Enver Hoxha ndaloi zhytjen e mrekullueshme e scuba për të parandaluar që shqiptarët të iknin. Detajë që ndoshta as ne vetë nuk e dinim.


