Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross bën biznes me dhëndrin e Vladimir Putinit. Lajmi u bë i ditur këtë të martë.
Dokumentet e Paradise Papers që u zbuluan javë më parë dëshmuan se miliarderi rus Kirill Shamanov, djali i një miku të afërt të Putinit, po zhvillonte biznes me Ross, por deri këtë të martë, nuk dihej lidhja e saktë në mes të Shamanov dhe Putin.
Balerina Katerina Tikhonova, më në fund është konfirmuar të jetë e Putin, siç raporton Reuters.
Presidenti rus ka qenë shumë i kujdesur sa i përket identitetit të vajzave të tij ka kaluar kohë e gjatë deri në këtë konfirmim.
Burimet edhe më parë u kishin thënë mediave se Tikhonova ishte e bija e Putin, por atëher komentet e tilla ishin mohuar.
Tani, një burrë i cili punon me Tikhonova ka konfirmuar se ajo është vajza e Putin.
Shamanova raportohet të jetë martuar me Tikhonova më 2013 dhe ceremonia e martesës ishte shumë e fshehtë.
Kjo tregon edhe një lidhje të Trump me Rusinë.
Sipas Guardian kompania e Ross, Navigator ka fituar të paktën 68 milion dollarë falë bashkëpunimit me kompaninë e Shamanov.
Të ardhurat e Navigator nga kompania e Shamanov pothuajse u dyfishuan në mes të viteve 2014-2015, në kohën kur pronarët e disa kompanive tjera ishin nën sanksionet amerikane.


