• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH NË SHKODËR/ Qyteti kthehet në “KUPOLË VRASJESH”. Kallashnikovë dhe plumba në DY muaj
Home
Ekskluzive

ÇFARË PO NDODH NË SHKODËR/ Qyteti kthehet në “KUPOLË VRASJESH”. Kallashnikovë dhe plumba në DY muaj

1 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një 30 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov. Ai ishte biznesmen dhe kishte dy lokale në Velipojë.

Duket se Shkodra është kthyer në një “kupolë vrasjesh”, pasi vetëm në dy muajt e fundit kemi pasur katër të tilla, dhe dy zhdukje.

Disa prejvrasjeve, ende nuk janë zbardhur.


Çfarë ndodhi sot:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër. Një përson është gjetur i vrarë në Livadhe. Viktima është gjetur i vrarë dhe lënë jashtë makinës, ndërkohë që kjo e fundit është braktisur e më pas është djegur.

Bëhet me dije se personi është Arjan Ferracaku, 30 vjeç biznesmen dhe pronar i dy lokaleve në Velipojë.

Burime për AlpeNews.al thonë se 30 vjeçari është shtetas kosovar.

AlpeNews.al mëson se Arjan Ferracaku është personi mëposhtë:

Ekzekutohet i “forti” i Shkodres

Plot 15 plumba janë zbrazur mbi 53-vjeçarin Fatbardh Lici në Shkodër, pak metra larg banesës së tij, ndërsa kishte dalë si zakonisht për kafen e mëngjesit. Lici ishte babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

Policia po heton në pistën e gjakmarrjes, pasi 53-vjeçari ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

 Ekzekutohet çifti, shpëton djali 2 vjeç
Një vrasje makabre ka tronditur Shkodrën por jo vetëm. Ekzekutimi i bashkëshortëve Boran Bërçana dhe Silvana Ndocit rrëqethi këto që e dëgjoi edhe për faktin se në makinë me ta ishte djali i tyre rreth 2 vjeç, të cilin me sa duket e ka ruajtur veç Zoti.

Kështu përveç gëzhojave të plumbave dhe mbetjeve të plumbave të armës, janë pamjet në momentin e vrasjes nga kamerat e sigurisë, mjeti i djegur që u përdor në vrasje si dhe po ashtu arma e djegur me të cilën u krye krimi.

Sherri për një shumë parash që dyshonte se ia kishte vjedhur, i ka marrë jetën një 54-vjeçari dje në Shkodër, pasi u godit me thikë në zemër nga i dyshuari prej tij.

Prendush Fushaj vritet nga fqinji për para

Dyshohet se ai ka shkuar pasditen para vrasjes në banesën e Prendush Fushajt, duke i kërkuar llogari në lidhje me padinë për vjedhje që ka bërë në adresë të tij. 30-vjeçari ia ka mohuar se është ai autor i vjedhjes, por dyshohet se 54- vjeçari nuk është bindur nga fjalët e tij.

Biseda ka agravuar më shumë mes tyre, duke debatuar lidhur me ngjarjen. Të dy shtetasit e përfshirë në këtë debat kanë ngritur tonet, aq sa i kanë dëgjuar edhe persona të tjerë që kanë qëlluar në afërsi. Në debat e sipër, Policia dyshon se shtetasi Fredi Pllumi ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka goditur në zemër Fushajn, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Zhduken xhaja dhe nipi në Shkodër


Dy persona janë denoncuar të zhdukur në Shkodër. Bëhet fjalë për Agron Mollajn dhe Gëzim Hysën. Denoncimin për zhdukjen e tyre e kanë bërë bashkëshortet  në polici.

Burime bëjnë me dije se që prej datës 23 gusht, familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Agron Mollaj, 47 vjeç dhe daja i tij, Gëzim Hysaj, 56 vjeç janë zhdukur që prej mbrëmjes së 23 gushtit.

Policia po punon për gjetjen e tyre, por ende s’ka të dhëna se çfarë ka ndodhur me ta.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËMBËT PËRPJETË DUKE MARR RREZE DIELLI/ Pas operacionit Era Istrefi pozon nga pishina (FOTO)
Previous article BEFASOJNË GJERMANËT/ Rummenigge kundër FIFA-s dhe BOTËRORIT me 48 ekipe

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit Aktualitet

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT