Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Cërrikut. Burime nga policia thanë se, një person i maskuar dhe me armë ka grabitur pronarin e një pike këmbimi valutor. Ai i ka marrë paratë dhe është zhdukur. Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për autorin e grabitjes.


