Më datë 30.08.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.Ç., dhe K.G., vjeç 26 e 19, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.Gj., dhe A.Ç., vjeç 20 e 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, tek sheshi “Wilson”, në mjetin tip “Ford”, ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 8.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 3 telefona. Nenet 283/2, 300 e 301 të Kodit Penal.


