Monika Kryemadhi ka treguar detajet e aksionit opozitar që është paralajmëruar të nisë këtë vjeshtë.
Kryetarja e LSI-së tregon se do të ketë një reagim të fortë të opozitës deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.
“3 shtatori hapet me kalendarin për ligjin për Teatrin, pra për grabitjen e pronës.
Rifutja e ligjit të Teatrit nuk është më test prove nervash, por nuk ka më ndalesë. Teatri është hapi i parë i grabitjes së pronës së shqiptarëve.
Se kështu do grabitet më pas edhe muzeu, etj. Jepen shkolla me qira, në këtë pikë kemi arritur.
3 pikat tona kryesore janë: Distancimi i qeverisë nga krimi i organizuar, rikthimi i diskutimit të reformës në drejtësi në pikën fillestare të 22 korrikut si edhe ridimensioni i jetës ekonomike shqiptare, duke patur parasysh koncensionet.”
E rezervuar në detaje, në atë se cfarë do të bëjë opozita për të larguar qeverinë Rama nga pushteti, Kryemadhi tha se nuk do të ndalen në cdo ditë me protesta e cdo mjet.
“Gojën vetëm me plumb mund të ma mbylli Rama.
Do flas kudo që të më jep mundësia. Psikopatia e tij ka kaluar çdo kufij”, tha Kryemadhi.


