• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËRISH AKUZA NGA TRUMP/ Presidenti sulmon zyrtarët e agjensive ligjzbatuese dhe mediat
Home
Nderkombetare

SËRISH AKUZA NGA TRUMP/ Presidenti sulmon zyrtarët e agjensive ligjzbatuese dhe mediat

31 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Gjatë një tubimi në shtetin Indiana, Presidenti Donald Trump shprehu sërish zemërimin e tij ndaj zyrtarëve më të lartë të agjensive ligjzbatuese amerikane. Ndërsa afrojnë zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin amerikan, Presidenti Trump sulmoi sërish mediat që ai thotë se janë në aleancë me kundërshtarët e tij politikë.

Presidenti Trump kërcënoi se do të ndërhyjë tek Departamenti i Drejtësisë nëse nuk ndërmerren veprimet që ai ka kërkuar.

“Departamenti ynë i Drejtësisë dhe FBI-ja duhet të fillojnë të bëjnë punën e tyre, siç duhet, dhe tani. Njerëzit janë të inatosur. Është turp ajo që po ndodh. Kam dashur të qëndroj mënjanë, por nëse nuk i rregullojnë gjërat, do të më duhet të përfshihem vetë dhe të shkoj atje nëse është e domosdoshme. E turpshme”, u deklaroi mbështetësve Presidenti Trump.

Ndërsa po afrohen zgjedhjet e mesmandatit të muajit nëntor, Presidenti Trump sulmoi Partinë Demokrate.

“Duan të prekin programin Medicare që të paguhet për socializmin. Nuk e shoh dot Indianën të bëhet si Venezuela e radhës. Nuk është e mundur”, tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump foli edhe për negociatat tregtare mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë, që synojnë zëvendësimin e marrëveshjes NAFTA.

“Arritëm pra një marrëveshje të shkëlqyer me Meksikën. Siç e dini, Kanadaja nuk donte fillimisht, por pasi u arrit marrëveshja me Meksikën, ndërruan mendje dhe po negociojnë pikërisht tani në Shtëpinë e Bardhë, në fushën tonë”, deklaroi Presidenti Trump.

Gjatë tubimit, Presidenti Trump sulmoi sërish gazetarët për kritikat e ashpra, duke i akuzuar se janë në aleancë me kundërshtarët e tij politikë, ndër ta edhe “radikalët e shtetit brenda shtetit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORI SUKSESI/ Doktori shqiptar i shpëton jetën në AVION irlandezit, duartrokitet nga të gjithë pasagjerët
Previous article SUPERMERKATO/ Kamza blindon portën, akord me ish-portierin e JUVENTUSIT

k.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT