• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA NË GJERMANI/ Kryeministri i Landit të Saksonisë: Fjalët sinjalizuese përballë thirrjeve tallëse
Home
Nderkombetare

PROTESTA NË GJERMANI/ Kryeministri i Landit të Saksonisë: Fjalët sinjalizuese përballë thirrjeve tallëse

31 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Në bisedën me qytetarët në Chemnitz, kryeministri Kretschmer bëri thirrje për besim te shteti juridik.

Rreth ambientit ku zhvillohej takimi u mblodhën qindra demonstrues të djathtë. Policia qe e pranishme me shumë trupa.

Kryeministri i Landit të Saksonië, Michael Kretschmer bëri thirrje në një vizitë në Chemnitz për besim te rendi shtetëror, pas trazirave të ditëve të fundit në këtë qytet.

“Parimi bazë i bashkëjetesës sonë është demokracia dhe shteti juridik”, tha Kretschmeri në fillim të një bisede me qytetarët.

Paralajmërim për rrezikun e ksenofobisë

Ai paralajmëroi për rrezikun që paraqet armiqësia kundër të huajve dhe u bëri thirrjeve banorëve të Chemnitzit që të distancohen nga radikalët e djathtë. Kur në një manifestim përshëndetet me përshëndetjen e Hitlerit “atëherë është keq që të jesh i pranishëm aty”. Kryeministri i Landit takoi në Chemnitz edhe një qytetare me origjinë kineze, që jeton prej shumë kohësh në qytet dhe të cilën e patën ngacmuar e tallur. “Këto qëndrime ne duhet t’i kundërshtojmë të gjithë, me të gjithë fuqinë”, u bëri thirrje ai qytetarëve të pranishëm.

Chemnitz – Polizeibeamte bei einer Besprechung vor dem Stadion Chemnitz (picture-alliance/dpa/R. Hirschberger)
Përsa i përket vrasjes së një gjermani 35 vjeçar fundjavën e kaluar politikani i CDU-së tha:”Ne do të bëjmë gjithçka, në mënyrë që të sqarohet ky krim dhe të shlyhet”. Por kjo është tani detyrë e drejtësisë dhe e gjykatave. Bisedën me qytetarët ai e hapi me një minutë heshtjeje për të vrarin.

Kryetaren e bashkisë së Chemnitzit, Barbara Ludwig (SPD), e cila bëri gjithashtu thirrje për tolerancë, e ndërprenë në manifestim disa herë me thirrje tallëse.

Në vendin e manifestimit u mblodhën qindra demonstrues të djathtë. Ata iu përgjigjën thirrjes së lëvizjes së djathtë “Për Chemnitzin”. Policia qe e pranishme me shumë trupa në vendin e manifestimit, për të penguar eksese të reja. Policinë e Chemnitzit e mbështetën trupa policore nga Bavaria, Berlini, Hesseni, Saksoni-Anhalti, Tyringia si dhe nga Policia Federale dhe nga policia e gatishmërisë së landit të Saksonisë. Por me sa duket grumbulli i njerëzve u shpërnda ngadalë gjatë kohës që zhvillohej biseda.

Vizita e Kretschmerit dhe e kolegëve të kabinetit të tij qe planifikuar prej kohësh. Në bisedën në stadiumin e Chemnitzit qenë parashikuar të lejohen rreth 500 qytetarë.

Kisha evangjelike-luteriane ftoi në mbrëmje për të bërë një falje për paqe në kishën St.Petri të Chemnitzit. Për të dielën kisha ka planifikuar një manifestim në qendrën e qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIVELI MË I LARTË QË PREJ QERSHORIT/ Euro vijon të rikuperojë pikë përkundrejt lekut
Previous article NJOHJA E PATENTAVE MES SHQIPËRISË DHE GREQISË/ Detajet: Ja çfarë PROCEDURE duhet të ndiqet që të përfitoni...

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT