• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HIGJIENA E PLAZHEVE NË DURRËS: 2018-ta, viti i parë pa “ujëra të zeza” në det
Home
Media të Huaja

HIGJIENA E PLAZHEVE NË DURRËS: 2018-ta, viti i parë pa “ujëra të zeza” në det

31 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, ky ka qenë sezoni i parë turistik kur në plazhin e Durrësit nuk kemi pasur derdhje të ujërave të zeza si rrjedhojë e investimit në sistemin e ujësellës-kanalizimeve.

Në një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët për turizmin, Rama tha se, “jemi shumë të vetëdijshëm për mangësitë, ende jo të vogla të infrastrukturës, të sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe nga kjo pikëpamje kemi pasur sezonin më të mirë turistik. Kemi pasur sezonin e parë kur në plazhin e Durrësit nuk kemi pasur derdhje të ujërave të zeza si rrjedhojë e investimit në sistemin e ujësellës-kanalizimeve”.

Ndërkohë Kryeministri theksoi se ka ende situata të patolerueshme sa i takon zaptimit të rërës.

“Në Lezhë rërës i ka dalë pronari. Ministri i Turizmit është i ngarkuar të bëjë një padi penale të përgjithshme për ta çliruar rërën. Por kemi edhe hapësira të tjera ku rëra është privatizuar. Duhet të kemi një plan transparent. Ndarje të qartë të zonave private, publike dhe vetë zonave private nga njëra-tjetra”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se, “e dimë sesi ka qenë dhe përmirësimin që është bërë, por është e rëndësishme të themi se sa mirë mund të jetë akoma situata në krahasim me sa është”

Ai i ftoi kryetarët ë bashkive të bëjnë reflektimet e tyre në lidhje me sezonin. Të nxjerrin konkluzionet sepse ata janë në terren përditë.

“Në sezonin e ardhshëm janë zgjedhjet. Shumë nga ju mund të jenë në fushatë, disa jo. Por përgatitja e sezonit duhet të fillojë sa më parë. Dua t’ju siguroj të gjithëve pa përjashtim se jemi në dispozicion dhe ajo që duam të bëjmë është të bëjmë maksimumim për turizmin që është majft i rëndësishëm”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARROJENI ROBERTO CARLOS/ Futbollisti latin shënon një GOL të PABESUESHËM (VIDEO)
Previous article TRAGJIKE/ Më shumë se 60 foshnje e nëna vdiqën në maternitet nga pakujdesia e mamive

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT