• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIOPËRGJIMI I ISH-KREUT TË KQZ-së/ Detajet: Ledi Bianku e kishte paralajmëruar Bibën. Në media do të dilte…
Home
Shqipëri

AUDIOPËRGJIMI I ISH-KREUT TË KQZ-së/ Detajet: Ledi Bianku e kishte paralajmëruar Bibën. Në media do të dilte…

31 August, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka folur dje pasi Gjykata e Strasburgut pranoi “ndërhyrjen e papërshtatshme”, gjatë takimit me gjyqtarin Ledi Bianku.

Gjatë një konferencë për shtyp, Biba tha dje se biseda mes tij dhe Biankut ishte miqësore dhe se për fat të keq ajo u raportua prej tij si ndërhyrje.

“Gjyqtari Ledi Bianku bisedën me mua e ka konsideruar si një qasje të papërshtatshme, duhet të dini që gjykatat e këtij karakteri, veçanërisht Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka një kujdes të jashtëzakonshëm për termat që përdor. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për një ‘qasje të papërshtatshme’, pra, jo ndikim, aq më pak shantazh. Në këtë pikë duket se u mbars mali dhe polli një mi. Gjithçka ishte një bisedë normale mes dy njerëzish, mes dy miqsh, të cilën, për fat të keq, gjyqtari Bianku e ka referuar si qasje të papërshtatshme”, tha Biba.

Ai ka shtuar më tej se gjatë bisedës, Ledi Bianku nuk i ka shprehur në asnjë moment kundërshtinë dhe se nuk e ka ndërprerë bisedën. “Më vjen shumë keq që zoti Bianku nuk e ndau më mua në atë moment sy për sy dhe aty për aty këtë qasje të tij, ta ndërpriste bisedën dhe të ma komunikonte që mënyra se si po i drejtohesha, ishte e papëlqyer prej tij. Por kjo nuk ndodhi kurrë, nuk ka ndodhur as në këto momente që po flasim dhe nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë, përsa kohë që askush nuk ka guximin ta nxjerrë audion e plotë”, tha dje zëvendëskryetari i KQZ-së.

Duke folur për raportimin e ngjarjes, Denar Biba tha se Gjykata e Strasburgut nuk pati asnjë reagim në vitin 2014 dhe kjo, sipas tij, tregon se ngjarja është e pavlerë. “E gjitha kjo nuk e shqetësoi Strasburgun, edhe pasi zoti Bianku ia referoi këtë qasje të papërshtatshme presidentit të asaj kohe. Fakti që GJNDNJ nuk reagoi as atëherë, tani nuk mund të reagojë, nuk mbajti asnjë lloj qëndrimi ndaj shtetit shqiptar tregon sesa e parëndësishme ishte kjo bisedë mes një gjyqtari të saj dhe një përfaqësuesi të shtetit shqiptar”, u shpreh ai.

Zëvendëskryetari i KQZ-së tha më tej se kishte marrë një telefonatë nga gjyqtari Ledi Bianku para disa ditësh, ku, sipas tij, e kishte vënë në dijeni se në media do dilte audiopërgjimi. “Pardje në mëngjes më ka marrë zoti Bianku dhe më ka thënë se do të dalë diçka në media. Nga ai moment, nuk kam pasur komunikim të përshtatshëm apo të papërshtatshëm me zotin Bianku”, u shpreh Biba.

ANKESA PËR PËRGJIMIN

Por dje Denar Biba tha se do i dërgonte një letër Presidentit të Gjykatës së Drejtave të Njeriut, Giani Raimondi, të cilit do t’i shprehë shqetësimin se ai është përgjuar pa autorizimin në ambientet e Gjykatës.

“Kam vendosur t’i drejtohem me letër Presidentit të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Giani Raimondi, ku do t’i shpjegoj versionin tim të ngjarjes. Do t’i shpesh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate, do t’i shpreh shqetësimin tim që individë që punojnë në atë gjykatë, apo duke qenë se nuk jam në dijeni se kush e ka bërë përfundimisht atë përgjim, apo strukturat e gjykatës kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati, kanë përgjuar pa asnjë lloj paralajmërimi një bisedë midis një gjyqtari të gjykatës dhe të një punonjësi të lartë të një shteti anëtar të Këshillit të Europës. Është e papranueshme që kjo të ndodhte në tempullin e drejtësisë dhe jam shumë i bindur që gjykata do të reagojë në lidhje me këtë”, tha dje Biba.

Më tej, në qëndrimin e tij, Denar Biba ka thënë se kandidaturat e dërguara në Strasburg për të zëvendësuar Ledi Biankun mund të rrëzohen pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që ai që përfiton është vetë gjyqtari shqiptar. “Uroj që e gjithë kjo histori e mbrapshtë, që u mbars për t’u shfryrë si tullumbace, tashmë të mos ndikojë te kandidaturat e ardhshme, njëri më brilant se tjetri. Por kjo do të mbetet në vlerësim të Gjykatës së Strasburgut dhe deri atëherë edhe në hipotezën se ata do të rrëzohen, zoti Bianku do të vazhdojë të mbetet në detyrë dhe natyrisht do të përfitojë benefitet përkatëse”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Thyhet rekordi i Mayweather, tajlandezi arrin 51 fitore e asnjë humbje
Previous article GRUSHTA DHE SHERR ME PUNONJËSIN/ Vëllezërit nga Elbasani përfundojnë në pranga për një ... FATURË UJI (EMRAT)

g.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT