• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E SENATORIT AMERIKAN/ Trupi i McCain, të premten për homazhe në Kapitol
Home
Nderkombetare

VDEKJA E SENATORIT AMERIKAN/ Trupi i McCain, të premten për homazhe në Kapitol

30 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Trupi i senatorit të ndjerë John McCain, do të vendoset të premten në sallën rrethore të Kapitolit në Uashington për homazhe, pas ceremonive të zhvilluara të enjten për nder të tij në shtetin e Arizonës, që ai përfaqësonte në Kongres që nga vitet 1980.

Në Feniks të Arizonës, senatori McCain u nderua me fjalime nga ndihmës dhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë.

Ish-nënpresidenti Joe Biden tha se arsyeja që vdekja e senatorit John McCain i ka prekur aq shumë njerëzit, është se ata e njihnin besimin e tij të thellë tek shpirti i Amerikës.

Zoti Biden, i cili ka shërbyer në senat bashkë me zotin McCain, por ku përfaqësonte Partinë Demokrate, rivale me Partinë Republikane të zotitt McCain, tha se ai besonte se miku dhe kolegu i tij u dha amerikanëve diçka me të cilën ata krenohen.

Ai tha gjithashtu se politika nuk ishte gjëja më e rëndësishme për senatorin e ndjerë, por ishin vlerat themelore që kishin rëndësi. McCain, – shtoi ai, – nuk mund ta duronte dot abuzimin e pushtetit kudo që e shihte, në çfarëdo forme, në çfarëdo vendi.

Ai tha se McCain mishëronte vlera themelore, duke përfshirë drejtësinë, ndershmërinë dhe respektin. Zoti Biden solli shembuj se si McCain luftonte për marrëdhënie të qytetëruara mes politikanëve edhe nëse ata nuk pajtoheshin.

Pas homazheve të premten në Kapitol, ceremonitë vazhdojnë të shtunën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku do të flasin edhe ish-presidentët Barack Obama dhe George W. Bush.

McCain do të varroset të dielën në Akademinë e Marinës në Anapolis të Merilendit, ku kishte kryer studimet.

Ai vdiq më 25 gusht pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shorti i Kupës së Ligës/ Spikat Liverpool-Chelsea, ndërsa Lampard do të sfidojë MOU
Previous article Legjenda e Romës reagon pas hedhjes së shortit: Edhe vitin e shkuar menduam që...

k.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT