• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I AVOKATIT TË SHBA/ Presidenti Trump sulmon përsëri mediat për raportimet e bëra
Home
Nderkombetare

SHKARKIMI I AVOKATIT TË SHBA/ Presidenti Trump sulmon përsëri mediat për raportimet e bëra

30 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump, sulmoi përsëri sot mënyrën se si media raporton rreth operacioneve të Shtëpisë së Bardhë, që shumë analistë i shohin si kaotike dhe me largime të shumë prej figurave kyçe të saj.

Në një seri komentesh në Twitter, presidenti e përshkroi Shtëpinë e Bardhë si një makinë “që funksionon në harmoni” dhe me pjesë që ndryshohen herë pas here.

Ai shkruante se ishin të gabuara njoftimet se vajza e tij, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, të dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, kishin orkestruar largimin e këshilltarit juridik të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn për shkak se nuk e mbështeste sa duhet zotin Trump.

Presidenti shkruante se dy anëtarët e familjes “nuk kishin të bënin fare me të ashtuquajturën heqje të zotit McGahn. “Media e Lajmeve të Rreme e ka shumë gabim dhe qëllimisht!” shkruan ai në Twitter.

Zoti Trump shkruan se i pëlqente zoti McGahn, por se nuk ishte ai që e bindi të mos e shkarkojë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions apo prokurorin e posaçëm Robert Mueller, i cili drejton hetimin 15-mujor rreth lidhjeve të mundshme të fushatës Trump me Rusinë në vitin 2016.

Me largimin e tij në javët e ardhshme, zoti McGahn i bashkohet një liste prej dhjetëra zyrtarësh kyç që kanë lënë Shtëpinë e Bardhë në 19 muajt e fundit nëpërmjet shkarkimeve, dorëheqjeve të detyruara dhe largimeve vullnetare.

Presidenti Trump ndërmori gjithashtu sulme të reja kundër dy prej objektivave të tij të preferuara, rrjetet televizive CNN dhe NBC, lidhur me raportimin e tyre për Shtëpinë e Bardhë.

Ai shkruante: “Nuk di si ta përshkruaj se sa të pandershme janë shumica e mediave. E vërteta nuk ka rëndësi për ta; ata kanë vetëm urrejtjen dhe agjendën e tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPONJË edhe në SERBI/ Shorti i rezervon SHAQIRIT një vizitë në… “FERR”
Previous article U RIKTHYEN NË CHAMPIONS/ Tifozi serb ZHVESH LAKURIQ lojtarin e Crvena Zvezdas (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT