Pas reagimeve ndaj ngjarjes së rëndë që i ndodhi gazetares investigative klodiana Lala, ku një breshëri plumbash u zbras ndaj banesës së prindërve të saj, së fundmi vjen dhe reagimi i Elisa Spiropalit e cila shprehet se të gjitha strukturat e shtetit janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të sulmit me armë ndaj shtëpisë së familjarëve të gazetares Klodiana Lala.
Postimi i plotë:
Të gjitha strukturat e shtetit janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të sulmit me armë ndaj shtëpisë së familjarëve të gazetares Klodiana Lala.
Solidaritet kombëtar me Klodin dhe familjen e saj.
Vetëm Lulzim Basha dhe cirku i tij në sulm për të goditur qeverinë, për të helmuar shoqërinë, për të kriminalizuar policinë, për të shpëtuar partinë.
Lulzim Basha nuk meriton asnjë fjalë dhe asnjë rrjesht, po kundërshtarin nuk e zgjedh dot dhe kur të qëllon i tille do s’do fjalën do e thuash e rreshtin do e shkruash! Jo për të, po për ata që ende e votojnë, se për ta besuar s’e beson më as ai veten e tij.
E gjithë vëmendja te kapja dhe ndërshkimi i autorëve, që asnjë barbari mos t’i shkojë mendja se mund të kërcënojë gazetarë a qytetarë!


