• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRIMI NGA TRUMP/ SHBA mund të rifillojnë manovrat me Korenë e Jugut
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRIMI NGA TRUMP/ SHBA mund të rifillojnë manovrat me Korenë e Jugut

30 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë në çdo kohë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë nëse nuk ka përparim në çështjen e çnuklearizimit të Koresë së Veriut. Ai paralajmëroi gjithashtu se “ato do të jenë shumë më të mëdha se ndonjëherë më parë”.

Presidenti Trump e bëri deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbrëmë nëpërmjet Twitterit, duke fajësuar Kinën për vështirësitë në marrëdhëniet e SHBA me Korenë e Veriut.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze i quajti komentet e Presidentit Trump “të papërgjegjshme” dhe konfuze. Ajo tha se SHBA duhet që së pari të shikojnë veten e tyre përpara se t’ua hedhin fajin të tjerëve për mungesë përparimi me Phenianin.

Presidenti Trump, megjithatë, la të kuptohet se ekziston ende mundësia për përparim diplomatik duke thënë se ai “beson që marrëdhënia e tij me Kim Jong Un-in është shumë e mirë dhe e ngrohtë” dhe nuk sheh “asnjë arsye tani për tani” që të shpenzohen para për stërvitjet e përbashkëta me Korenë e Jugut.

Në Samitin e Singaporit në qershor, zoti Trump mori vendimin e papritur për të pezulluar stërvitjet e përbashkëta pasi Kim Jong Un bëri një premtim të gjerë për “të punuar drejt çnuklearizimit të plotë të gadishullit Korean”.

Komentet e Presidentit Trump vijnë një ditë pasi sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis tha se Pentagoni po shqyrton rifillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut vitin e ardhshëm.

Zoti Mattis tha një konferencë shtypi në Pentagon se pezullimi i stërvitjeve këtë verë ishte një “gjest mirëbesimi” ndaj Koresë së Veriut, por se ky nuk është një angazhim që mund të vazhdojë pa fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADMINISTRATA E SHBA/ Trump mbron punën e tij në Porto Riko
Previous article NUK KANË MBARIM/ Dy tentativa të tjera VETËVRASJEJE në Tiranë. Ndodhen në gjendje të rëndë në spital

k.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT