Asnjë emigrantë nuk mund të transferohet nga Italia drejt Shqipërisë pa vullnetin e tyre të lirë”.
Kështë ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Bertaud e cila ka shtuar se “transferimi i emigrantëve duhet të bëhet në bazë të normativës europiane mbi të drejtën e azilkërkuesve e që duhet respektuar nga cdo vend anëtar i BE.”
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili në një postim në rrjetet e tij sociale shkruan se “Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri, pasi duhet konsensusi i tyre,
Po ku jemi në një shtëpi pushimi???… Çmenduri” shkruan ministri i Brendshëm italian.
100 emigrantë nga Afrika janë strehuar në qendrën e emigrantëve të Rocca di Pappa nën kujdesin e Kishës Katolike.
40 emigrantët e tjerë të anijes “Diciotti”vazhdojnë të qëndrojnë në qendrën e identifikimit të emigrantëve në Katania, ku gjysma do të nisen drejt Shqipërisë dhe pjesa tjetër drejt Irlandës.
Natën e 16 gushtit, anija e rojës bregdetare italiane “Diciotti” shpëtoi 177 emigrantët në ujërat e Mesdheut.


